• Today is: Friday, March 29, 2024

Maqedoni, 89 të infektuar dhe 9 viktima

fakti
June01/ 2020

Po analizohen disa masa shtesë restriktive, që kanë të bëjnë me kufizimet e lëvizjes në kuptim të karantinës për pjesë të caktuara ku ka numër të madh të pacientëve të
diagonstikuar  dhe vendosjen e orës policore edhe atë lokale. Një nga problemet kryesore me të cilat ata përballen institucionet shëndetësore, është bashkëpunimi i dobët me disa qytetarë si dhe refuzimi për t’u testuar.

Shkup, 1 qershor/ Gazeta FAKTI –  Në 24 orët e fundit janë bërë  727 teste, kurse janë regjistruar  89 raste të reja me Kovid-19.
Ndërkaq, në Spitalin  e përgjithshëm të qytetit “7 Shatori” në Shkup, kanë ndërruar jetë 6 veta – 2 nga Shkupi, 2 nga Kumanova, një pacient nga Struga dhe një nga Tetova.

Në Klinikën e sëmundjeve ngjitëse në Shkup ka ndërruar jetë një pacient nga Tetova, ndërkohë që Insituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 17 pacientë të shëruar.

Në pajtim me të gjitha analizat është konstatuar se nuk ka përhapje të pakontrolluar të virusit. Sot është biseduar për vendosjen eventuale të masave kufizuese, por qëndrimi i përbashkët ishte
se do të priten të dhënat nga dy apo tre ditët e ardhshme dhe pastaj do të merret vendim. Në ndërkohë MPB të punojë intensivisht në kontrollin e terrenit për implementimin e masave që janë në fuqi, informoi në konferencën e sotme për media ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, raporton Agjensia shtetërore e lajmeve MIA. Sipas tij si masa shtesë restriktive vlerësohen kufizimet e lëvizjes në kuptim të karantinës për pjesë të caktuara ku ka numër të madh të pacientëve të
diagonstikuarve dhe vendosjen e orës policore edhe atë lokale.
Një nga problemet kryesore me të cilat ata përballen, tha ministri Filipçe, është bashkëpunimi i dobët me disa qytetarë si dhe refuzimi për t’u testuar. Ai apeloi që të gjithë duhet të zbatojnë rekomandimet dhe të sigurojnë informacione të plota dhe të vërteta për autoritetet.