Cilësia e lartë, shija e veçantë e unike që e karakterizon birrën Korça të zezë, ekskluzive në tregun shqiptar dhe atë ballkanik, e bën atë një produkt tepër të suksesshëm. Prej 14 vitesh në treg, birra Korça e zezë njeh çdo vit rritje të konsumit për shkak edhe të vlerave të larta ushqyese dhe dobiprurëse që ka për shëndetin.
Mospërdorimi i shtesave dhe i konservanteve, niveli i larte i proteinave qe përmban, janë elemente të veçantë të birrës Korça e zezë. Ajo kryeson jo vetëm për vlerat ushqyese, por edhe ndihmën që i jep rigjenerimit të qelizave të dëmtuara dhe forcimit te sistemit imunitar. Është Laboratori fiziko-kimik dhe bakteriologjik i fabrikës se birrës i pajisur me aparaturat me moderne, i cili garanton cilësinë finale të birrës së zezë. Ky laborator që është i pajisur me parametrat ndërkombëtare iso garanton cilësinë e kësaj birre unike.
Eksperienca 92-vjeçare dhe investimet do vazhdojnë ta mbajnë birrën Korça lider në tregun shqiptar. Gjithmonë duke plotësuar kërkesat, me teknologjinë me bashkëkohore fabrika e prodhimit të birrës Korça është në fazën e dytë të zbatimit të programit të saj madhor për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese si një nevojë e plotësimit të kërkesave ne rritje te konsumatorit për produktet e saj.
Birra Korça e zezë është e para dhe e vetmja birrë Shqiptare e zezë. E preferuar nga te gjithë shqiptaret dhe e vlerësuar nga turistet dhe vizitoret e huaj. E kudondodhur ne Shqipëri, vjen për konsumatorin me përbërje 100% natyrale, me shije te pakrahasueshme dhe me vlera unike. Garanci për një sukses të padiskutueshëm dhe afatgjate ne tregun shqiptar.