• Today is: Friday, April 19, 2024

I kemi borxh të madh Bekim Fehmiut

fakti
June01/ 2020

Për të në Kuvendin e Kosovës nuk e luajtën prapanicën horrat, banda që e ka kapur historinë dhe shtetin. Në seancën e 17 Qershorit, Kupa pati refuzuar propozimin e deputetit, regjisorit Esat Brajshorit të nderohet Bekimi.

Në një postim të tij në Facebook, gazetari veteran Agim Muhaxheri, ka përkujtuar opinionin e gjerë për ditëlindjen e një personaliteti të shquar.
“Ylli i filmit me famë botërore, Bekim Fehmiu (1936 – 2010), sot ka ditëlindjen e 84-të.
Ai lindi një vit pas shuarjes së ikonës së teatrit Aleksandër Moisiut (1879 – 1935).
Bekimi shuhet në Beograd më 15 qershor 2010.
Për të në Kuvendin e Kosovës nuk e luajtën prapanicën horrat, banda që e ka kapur historinë dhe shtetin.
Në seancën e 17 Qershorit, Kupa pati refuzuar propozimin e deputetit, regjisorit Esat Brajshorit të nderohet Bekimi.
Kupa qe shprehur me nervozizëm “… sa njerëzit vdesin nuk mund të jap një minutë heshtje…”.
Shkaku i injorimit – pse Bekimi e kishte gruan “shkinë”.
Gruan “shkinë”, vjeneze e kishte edhe Moisiu, i lindur në Trieste të Italisë, me origjinë nga Kavaja e Shqipërisë.
Shkolla e aktrimit në Tiranë, Universiteti i Durrësit, Shkolla e mesme e përgjithshme në Kavajë dhe Teatri i Durrësit e mbajnë emrin e Aleksandër Moisiut.
Kosova i ka borxh të madh Bekimit”, ka shkruar Agim Muhaxheri.
In 1968 Bekim Fehmiu and Irene Papas, played the main roles of ...


Odissea (3 Dvd+Libro) - DVD.it

Came across another beautiful bride...Candice Bergen & Bekim ...

Premijera istovremeno u Prizrenu, Tirani i Beogradu: Uskoro veliki ...
Tragična smrt Bekima Fehmijua! Niko se nije voleo kao on i Branka ...

Dy-tri fjalë për “fotografinë e fundit” të Bekim Fehmiut ...