• Today is: Friday, March 29, 2024

LIQENI I SHKODRËS, fotografuar nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor

fakti
June01/ 2020

Sedimentet e errëta dhe të lehta persillen në qendër të liqenit të Shkodrës, liqeni ma i madh në Gadishullin Ballkanik. Ky model tërhoqi vëmendjen e nji astronauti në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).

Liqeni i Shkodrës asht një liqen karstik që ndahet ne kufirin e Malit të Zi dhe Shqipnisë. Asht shembull kriptodepresioni, ku pjesë të shtratit të liqenit gjinden nën nivelin e detit. Kreshtat e lakueme, si kurrizore që shkojne paralel me bregun jugor, janë pjesë e Alpeve Dinarike, të cilat përbahen kryesisht nga shkambinj lehtësisht të gërryeshëm, si gur gëlqeror, dolomite dhe karbonate të tjera.
Vorbulla perthithese në qendër të liqenit ka gjasa me me qenë fomue nga përziemja e prumjeve-sedimente sjellë poshtë nga rrymat e naltësive nga rrjedhin ujnat e borës së shkrime dhe burimeve të tjera malore. Nji burim kryesor i kësaj prumje sedimentesh vjen nga lumi Moraça; delta e saj e gjanë zâ pjesën ma të madhe të bregut të Malit të Zi. Deltat e vogla të lumenjve përgjatë skajeve veriore të liqenit gjithashtu kontribuojnë në sedimente. Lumi Drin dhe Lumi Buna puqen vetëm në jug të qytetit antik të Shkodrës breg liqeni, i cili shtrihet në deltën e vogël të lumit Kir. Liqeni dhe këta lumenj mbasandej derdhen në Detin Adriatik.
Ashtu si me shumë liqene të mëdha me ujna të ambla ngat qyteteve, shumë nga bimët dhe kafshët qe gjallojne në Liqenin e Shkodres u rrezikuen për shkak të veprimtarisë njerëzore. Që nga ajo kohë Mali i Zi e ka ba pjesën perëndimore të liqenit Park Kombëtar, kurse Shqipëria e ka shpalli pjesën e vet Rezervat Natyror. Të dy përpjekjet u banë për me mbrojtun shumë lloje të shpendëve, mikro-organizmave dhe jetës ujore, tue përfshi ngjalat, kërmijtë dhe speciet endemike të peshkut.

Fotografia e astronautëve ISS062-E-40353 asht ba me 21 shkurt 2020, me nji aparat fotografik dixhital Nikon D5 tue përdorun nji lente 400 milimetër dhe asht sigurue nga “Facility Observations Earth Earth Crew” dhe “Earth Science and Unit Sensing Unit”, “Johnson Space Center”. Imazhi asht marrë nga nji anëtar i ekuipazhit të Ekspeditës 62. Imazhi asht i premë dhe i përmirësuem për me persosë kontrastin, dhe artefaktet e lenteve janë hjekë. Programi Ndërkombëtar i Stacionit Hapësinor mbështet laboratorin si pjesë e Laboratorit Kombëtar ISS me qellimin me ndihmue astronautët ta fotografojnë Tokën pse ato foto munden me pase vlerë të madhe për shkencëtarët dhe publikun, dhe t’i bajnë ato imazhe me qenë falas e të disponueshme në internet.
Imazhe shtesë të marra nga astronautët dhe kozmonautët mund të shihen në Portalin NASA / JSC për Fotografinë Astronautike të Tokës. Titulli nga Sara Schmidt, GeoControl Systems, JETS Contract at NASA-SHA.” (Perkthimi: Ilir Seci)