Vdekja e George Floyd ka ngjallur protesta në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës sepse qytetarët kërkojnë t’i japin fund dhunës policore dhe racizmit.
George Floyd ishte një njeri me ngjyrë, i paarmatosur, i cili ndërroi jetë pasi një oficer policie në Minneapolis i mbajti frymën duke e shtrënguar në qafë me gju, për më shumë se tetë minuta.
George u transferua në Minneapolis, pasi u lirua nga burgu, njihet si “gjiganti i ëmbël” dhe po përpiqej t’i jepte një kthesë jetës së tij.
46-vjeçari i ndjerë lindi në Karolinën e Veriut dhe jetoi në Houston, Teksas, në rini, por u transferua në Minneapolis disa vite më parë për të gjetur punë, sipas deklaratave të mikut të tij prej vitesh, Christopher Harris.
Floyd njihej nga të afërmit si “Big Floyd” dhe ishte baba i një vajze 6-vjeçare, e cila jeton me nënën e saj në Houston. Floyd la pas edhe një të dashur, e cila është “zemërthyer” pas vdekjes së tij.
“Të zgjohesh një mëngjes për të parë Minneapolis në fjalë është diçka që do ta shkatërronte Floyd,” tha ajo për Star Tribune. “Ai e donte këtë qytet. Erdhi nga Houston dhe qëndroi këtu për njerëzit dhe mundësitë [që ofronte vendi].”
George Floyd ishte një atlet i talentuar që shkëlqeu në futboll dhe bastketboll kur ishte në shkollë. Një nga ish-shokët e tij, Donnel Cooper, tha se “kishte një personalitet të qetë dhe shpirt të pastër”.
Sipas nënës së vajzës së tij, George nuk e përfundoi shkollën dhe nisi të merrej me muzikë me një grup hip-hopi të quajtur Screëed Up Click.
Pasi u përpoq që të gjente një punë në Houston, ai u largua nga qyteti për në Minneapolis. Atje, bënte dy punë – si shofer kamioni dhe si roje sigurie në një restorant latino-amerikan.
Sipas dokumenteve në gjykatë, Floyd u akuzua në vitin 2007 për grabitje të armatosur. U dënua me pesë vite burg. Në në video të fundit në rrjete sociale, ai doli hapur kundër përdorimit të armëve.
Të hënën, George u arrestua nga oficerët e policisë me pretendimit se kishte përdorur një kartëmoneshe false 20 dollarëshe. Në pamjet e arrestimit, ai dëgjohet të thotë “se nuk merr dot frymë”. George ndërroi jetë në një spital aty pranë.
Oficeri i policisë, Derek Chauvin, u arrestua dhe akuzohet për vrasje të shkallës së tretë, për sa kohë që nuk është vërtetuar se vrasja ishte e qëllimshme.
Një ish-pronare i një lokali tha se Floyd dhe Chauvin kanë punuar si roje sigurie në të njëjtin vend, në të njëjtën kohë.
Asokohe, Chauvin bënte punë të dytë. Ajo tha se oficeri i policisë dhe Floyd punonin në të njëjtin vend, por nuk e di me siguri nëse e njihnin njëri-tjetrin, por do të ketë pasur raste që kanë rastisur në të njëjtën natë.
Ajo pretendon se Chauvin shpesh përdorte sprucues piperi mbi njerëzit duke thënë se “e humbiste toruan shpejt” dhe “dukej si i frikësuar”.