Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dke bërë të ditur heqjen e kufizimit të lëvizjes në çdo zonë të vendit nga 1 qershori, thekson se kërkohet vetë ndërgjegjësim për të respektuar distancimin social.
Nga sot (e hënë) kufizimi i orarit do të hiqet dhe për të gjitha bizneset si dhe do të rihape çerdhet dhe kopshtet. Në masat lehtësuese që nisin nga e hëna janë dhe hapja e kufijve tokësorë pa detyrim vetë karantinimi, përveç rasteve kur vendoset nga autoritetet shëndetësore.
“Hiqen kufizimet e lëvizjes në çdo zonë por kërkohet vetëndërgjegjësim për të mos e ulur vigjilencën, për të zbatuar distancimin social dhe për të ruajtur higjienën vetjake”, shprehet ministrja.
Gjithashtu do të hapet dhe plazhi për hapësirat e hoteleve, ndërsa zonat publike do të jenë të hapura nga 6 qershori.