• Today is: Monday, November 25, 2024

Athua vallë kush do ti largojë nga viset tona retë e zeza?

fakti
June01/ 2020
Qerim Sula do të mbetet përjetësisht pjesë e vlefshme e fonotekës së muzikës autoktone duke u kujtuar për gjurmët e pashlyeshme që la në kulturën tonë kombëtare. kur këndonte “Vinë vaporat” nënat shqiptare hiqnin mallin e qindra djemve të zhdukur e kur ia thoshte këngës “Po i bjen era retë e zeza” ai në të vërtetë largonte çdo re dhe jepte shpresën e së ardhmes
Takimet dhe njohja me mjeshtrin e këngës autoktone ishte frymëzim i pashterrshëm për patriotizëm. Bisedat me të ishin shpirtërore e kënga vinte spontanisht atëherë kur nuk gjendeshin përfundime për temat e rënda që shqetësojnë çdo artist dhe çdo shqiptar!
Mëngjesi i sotëm kumtoi lajmin e ikjes së mikut dhe artisitit të madh Qerim Sula!
Kujtoj se kur këndonte “Vinë vaporat” nënat shqiptare hiqnin mallin e qindra djemve të zhdukur e kur ia thoshte këngës “Po i bjen era retë e zeza” ai në të vërtetë largonte çdo re dhe jepte shpresën e së ardhmes. Sot Dibra dhe shqiptarët humbën ikonën më të shquar të muzikës autoktone dhe patriotike dhe tani mund të pyesim:
Athua vallë kush do ti largojë nga viset tona retë e zeza?
Me dhembje të thellë shprehë ngushëllime të sinqerta për familjen e Qerim Sulës! Ngushëllime për të gjithë shqiptarët dhe adhuruesit e këngës shqipe!
Qerim Sula do të mbetet përjetësisht pjesë e vlefshme e fonotekës së muzikës autoktone duke u kujtuar për gjurmët e pashlyeshme që la në kulturën tonë kombëtare.

Shkodran TOLAJ/ Drejtor i Ansamblit Nacional të Këngëve dhe Valleve Shqipe në Maqedoni