• Today is: Sunday, November 24, 2024

TEKNOLOGJIA 5G – FAVORET DHE KEQPËRDORIMET

fakti
May31/ 2020

Shumë shpejt, teknologjia 5G do të jetë pikënisje për teknologjitë tjera të avancuara: shëndetësia elektronike, veturat autonome, qytetet dhe shtëpitë e mençura

Një prej enigmave më të mëdha që u imponuan në fillim të këtij viti, paralelisht me frikën nga pandemia e virusit korona, ishte edhe teknologjia 5G.
Mbi këtë çështje akademik Lupço Kocarev, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë  në një intervistë për Faktor.mk citon dy ekspert eminent nga kjo fushë, qëndrimi i të cilëve është i qartë: nuk ka arsye për frikë, implemnetimi i teknologjisë 5G duhet të shoqërohet me venddosjen e masave të sigurisë, që përfshin investimin në shkencë, vendosjen e rregullave adekuate dhe masa për realizimin e rregullave.
5G Danger: 13 Reasons 5G Wireless Technology Will Be a Catastrophe ...

Por, akademik Kocarev që edhe vet është ekspert me emër në fushën e elektroteknikës dhe fizikës, jep edhe mendimin e  tij  të bazuar mbi disa publikime shkencore.

” Shumë shpejt, teknologjia 5G do të jetë pikënisje për teknologjitë tjera të avancuara: shëndetësia elektronike, veturat autonome, qytetet dhe shtëpitë e mençura. Në një publikim shkencor  nga viti 2013 (bëhet fjalë për publikimin Kosinski, Stillwell, and Graepel, “Private traits and attributes are predictable from digital records of human behavior,” Proceedings of the National Academy of Sciences, 110.15 (2013): 5802-5805), hulumtuesit treguan se se evidenca lehtësisht e qasshme digjitale mbi sjelljen , FacebookLikes, mund të shfrytëzohet që automatikisht dhe me precizitet të parashikohet profili psikologjik i njeriut, duke pëprfshi: orientimin seksual, përkatësinë etnike, qëndrimet fetare dhe politike, veti të karakterit të njeriut, inteligjencën, fatin, përdorimin e substancave të varësisë, moshën, gjininë e tj. Këto analiza mundësuan që, në vitin 2016, sipas gazetës  The New York Times (McKenzie 2016), mbi bazën e a asaj që ekzistojnë “përafërsisht katër deri në pesë mijë të dhëna për çdo person”, të gjenerohen modele të ” personalitetit të çdo njeriu të rritur në SHBA, rreth 230 milion njerëz”. Frapante, por njëkohësisht edhe e tmerrshme. .5G për fat të keq, në mënyrë shtesë do ta shtoj etjen për resurse të reja, që do të shkaktojë kërkim të shtresave më të thella të të dhënave, të cilat mund të përdoren për matjen e psikës së njeriut, vetëdija dhe nëndija, privatja dhe publikja, individualja dhe e përgjithshmja. Kështu që, 5G mund të përfundojë si shërbim themelor i autoritarizmit. Me fjalë të tjera, vendosja e masave të sigurisë, investimi në shkencë, vendosja e masave dhe rregullave për realizimin e të njejtave, kanë të bëjnë edhe me këto favore dhe keqpërdorime të  teknologjisë 5G”, thekson Akademik Kocarev në intervistën për Faktor.mk./ Gazeta FAKTI