• Today is: Sunday, November 24, 2024

DR. LAVDIM IBRAHIMI PËRGËNJESHTRON THASHETHEMET QË LIDHEN ME TË

EA
April06/ 2020

“Kam qenë prezent në kontrollimin e pacientes së parë më Kovid 19 në Kumanovë, Prandaj nga reparti ku punoj dhe drejtori i spitalit mu lejua që të kaloj në vetëizolim! Kjo mungesë e imja në punë është keqperdorë nga mendje të liga dhe dashakeqe”, thotë për Gazetën FAKTI, dr. Lavdim Ibraimi. 

Kumanovë, 6 prill/ Gazeta FAKTI – Përhapja e pandemisë globale me virusin korona, ka shkaktuar edhe një pandemi tjetër, atë të dezinformatave dhe teorive të ndryshme të konspiracionit. Në pamundësi për t’i verifikuar të gjitha ngjarjet që lidhen me këtë pandemi, njerëzit kanë filluar të  bien viktimë e thashetheme e pandehmave.
Më të ekspozuarit ndaj kësaj pandemie janë personeli mjekësor dhe punonjësit e shërbimeve të ndryshme shëndetësore. Por ata janë të ekspozuar edhe ndaj përhapjes së lajmeve të paverifikuar, që shpesh herë si burim kanë mosnjohjen me natyrën e kësaj sëmundjeve, por edhe me kureshtjen e tepruar për të mësuar më tepër se sa që jepet zyrtarisht nga burimet spitalore.

Këtyre ditëve pre e këtyre dezinformatave kishte rënë edhe mjeku nga Kumanova, dr. Lavdim Ibrahimi, internist i punësuar në spitalin e përgjithshëm të këtij qyteti. Në mesin e popullatës ishte përhapur një thashetheme se gjoja ai ka qenë nën presion të autoriteteve të spitalit që të shkruaj një diagnozë të gabuar, e cila gjoja duhej të rezultonte me virusin korona si shkak për vdekje  e një pacienti.
Për të konfirmuar (pa)vërtetësinë e këtyre thashethemeve, Gazeta FAKTI ka kontaktuar me dr. Lavdim Ibraimi, nga i cili kategorikisht ka mohuar çfarëdo lloj presioni mbi të për të deformuar diagnozën e një pacienti.
“Është e vërtetë se kam qenë prezent në kontrollimin e pacientes së parë më Covid 19 në Kumanovë, e cila kishte simptome tipike të përfshirjes nga virusi në fjale, mungonte vetëm konfirmi i virusit me PCR test ( e njejta kishte dy teste negative paraprake – senzitiviteti i se cilës sillet dikund deri 50 % ) i cili doli pozitiv post mortum. Në ndërkohë kisha kontakte edhe me dy pacientë të cilët ditëve në vijim rezultuan si pozitiv. Prandaj nga reparti ku punoj dhe drejtori i spitalit mu lejua që të kaloj në vetëizolim! Te nesërmen në test dola negativ, por duke e ditur besueshmirinë e testeve dhe probabilitetin e mundshem të jem pozitiv ( kisha tre kontakte) vazhdoj të jem ende në vetëizolim. Kjo mungesë e imja në pune ështe keqperdorë nga mendje të liga dhe dashakeqe”, thotë për Gazetën FAKTI, dr. Lavdim Ibraimi.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>