LDK në emër të proamerikanizmit, e rëzoi qeverinë pjesë e së cilës ishte dhe vet. Tani për të dëshmuar standartet e demokracisë amerikane dhe këtë lujalitet e ka për obligim moral që jo vetëm këtyre miqëve, por të gjithëve të na e bëjë publike marëveshjen me Listën Srpska e cila është aprovuar nga Vuçiç në këmbim të votave të cilat janë vendimtare për tu kriju kjo qeveri.
Nga Dijana TOSKA/ Shkup
Aktgjykimi i ri i Gjykatës Kushtetuese do të hyjë në fuqi dhe duhet të zbatohet nga të gjithë dhe koha do të dëshmojë sa i dëmshëm ishte për shtetin, sistemin juridik, reputacionin ndërkombëtar dhe qytetarët të cilët në kontinuitet po i vuajnë pasojat e lojrave politike të disa individëve të pushtetit që kanë katapultuar veten mbi ligjin e shtetin.
Së shpejti do të mbahet edhe seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e cila pritet ta votojë përbërjen e re të qeverisë e cila do të varet nga AAK, Nisma, minoritetet dhe Lista Srpska.
Se cila është marëveshja e LDK e cila po krijon qeveri me votat e Listës Srpska që vepron me direktiva të Beogradit, do të ishte gjëja e parë që duhet të kërkohet nga ana e deputetëve në këtë mbledhje të organit më të lartë ligjdhënës.
LDK për hirë të transparencës dhe besimit të luhatur në opinion, këtë ua ka borgj qytetarëve të Kosovës, e aq më parë votuesve të saj nga e cila i mori votat për një qeverisje ndryshe e të pavarur nga kjo listë.
LDK në emër të proamerikanizmit, e rëzoi qeverinë pjesë e së cilës ishte dhe vet. Tani për të dëshmuar standartet e demokracisë amerikane dhe këtë lujalitet e ka për obligim moral që jo vetëm këtyre miqëve, por të gjithëve të na e bëjë publike marëveshjen me Listën Srpska e cila është aprovuar nga Vuçiç në këmbim të votave të cilat janë vendimtare për tu kriju kjo qeveri.
Kosova në arenën ndërkombëtare është vlerësuar sui generis në shumë raste, tani edhe në arenën e brendshme me unikalitetin e saj të veprimit, në kohë pandemije e duke sjellë aktygjikime në “aksham pazarit”, e duke sjell veten para aktit të kryer për tu varur pushteti i saj nga një Listë që ka për anëtarë një gjykatës në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës me dosje në Interpol, flet shumë për stabilitetin intstitucional të shtetit tonë dhe mentalitetin konrtabandues të krijimit të organeve shtetërore.
Populli ka humbur besimin në partitë politike.
Populli duhet të kërkojë transparencë nga partitë.
Populli duhet të kërkojë që marëveshjet të bëhen publike.
30 maj, 2020