• Today is: Saturday, April 27, 2024

Shaqir Fetahu, edhe zyrtarisht reis i ri i BFI-së

fakti
May30/ 2020

Imami i Gostivarit Shaqir Fetahu nga sot zyrtarisht udhëheq BFI-në. Në deklaratë për media reisi i ri theksoi se BFI ka luajtur një rol të rëndësishëm në edukimin e brezit të ri, i cili është i rëndësishëm për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Më herët, ish-kreu BFI-së Sulejman Rexhepi në deklaratë me shkrim tha se jep dorëheqje nga pozita e tij dhe tha se është gati të përgjigjet para Zotit dhe para ligjit, nëse dikush mendon se ka bërë gabime. Sulejman Rexhepi ka qenë udhëheqësi fetar islam nëMaqedoni për gati 30 vjet.