Në Maqedoni edhe 14 ditë gjendje e jashtëzakonshme, zgjedhjet më 5 korrik - Gazeta Fakti
  • Today is: Thursday, April 24, 2025

Në Maqedoni edhe 14 ditë gjendje e jashtëzakonshme, zgjedhjet më 5 korrik

fakti
May30/ 2020

Pas  përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme , duhet të pasojë periudha e përgatitjeve të zgjedhjeve në një hark kohor prej 22 ditëve, që i bie zgjedhjet ardhshme të parakoshme parlamentare të mbahen më 5 korrik. 

Shkup, 30 maj/Gazeta FAKTI – Në mbledhjen e Këshillit të sigurimit në vilën VODNO u nxor vendimi për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për 14 ditë.

Përveç këtij vendim, Këshilli i sigurimit ka miratuar edhe masën që ndalon grumbullimin e më shumë se 20 vetave në një hapësirë të caktuar.