• Today is: Sunday, November 24, 2024

Ka gjasa të rikthehet karantina në Tetovë, Saraj, Çair dhe Gazi Babë

fakti
May30/ 2020

Ministri Filipçe tha se qytetarët duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të vendosin nëse do të rikthehen masat kufizuese apo jeta normale. Sipas tij, shifrat e larta me të infektuar gjatë javës së fundit janë rezultat i mos respektimit të masave kufizuese kur të njëjtat ishin në fuqi. Rikthimi i masave do të zbatohet në zonat ku gjendja shfaqet më shqetësuese dhe në këtë kryesojnë komuna e Çairit, Sarajit, Butelit, Aerodromit, Tetovës dhe Shtipit

Shkup, 29 maj/ Gazeta FAKTI – 58 rastet e reja me COVID-19 të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit janë bërë shkas që ministri Venko Filipçe, të paralajmërojë rikthim të masave kufizuese në raste se ky trend vazhdon edhe gjatë fundjavës. Rikthimi i masave do të zbatohet në zonat ku gjendja shfaqet më shqetësuese dhe në këtë kryesojnë komuna e Çairit, Sarajit, Butelit, Aerodromit, Tetovës dhe Shtipit.

“Dua qartë të potencoj se përsëri do të zbatojmë kufizime në disa vende nëse gjendja epidemiologjike e kërkon diçka të tillë, e diskutuam këtë edhe në mbledhjen e Komisionit për sëmundje ngjitëse. Nga inspektimi në Tetovë është konstatuar se ka mosrespektim të përgjithshëm të të gjitha masave. Nga kontrollet në shtip është vërejtur mos respektim i rregullave për transport sidomos nga punonjësit e fabrikave”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Ministri Filipçe tha se qytetarët duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të vendosin nëse do të rikthehen masat kufizuese apo jeta normale. Sipas tij, shifrat e larta me të infektuar gjatë javës së fundit janë rezultat i mos respektimit të masave kufizuese kur të njëjtat ishin në fuqi.
“Ka informacione edhe për qytetarë që me vendim për vetizolim nuk e respektojnë të njëjtin, shëtisin jashtë. Kërkoj angazhim më të madh nga MPB më shumë kontrolle dhe sanksione. Vërehet një sërë refuzimi për bashkëpunim nga ana e qytetarëve, sidomos në zbatimin e anketave epidemiologjike, qytetarët nuk japin informacione të plota, japin adresa të rreme”, deklaroi Filipçe.

26 nga rastet e reja janë në Shkup, 9 në Tetovë, 7 në Shtip, 6 në Kumanovë, 2 në Strugë dhe nga 1 në Veles dhe Koçan. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 4 viktima të moshës, 73, 82,76, dhe 55. Deri tani në vendin tonë janë regjistruar 2129 raste me COVID-19. 1516 të shëruar dhe 126 të vdekur. 487 raste janë aktive. Ministri Filipçe tha se gjatë dy javëve të fundit trajektorja e të infektuarve shënon 5.5%.

Georgievski: Shumica e pacientëve në Hasanbeg janë infektuar me Covid-19 gjatë iftareve

 

Mosrepsektimi i masave dhe Iftaret e perbashkëta gjatë muajit të Ramazanit janë shkaku kryesor për përhapjen e Koronavirusit në komunën Gazi Babë, ka deklaruar kryetari i kësaj komune Tomisllav Georgievski për Fokus.

Sipas tij dje janë shënuar 12 raste të reja në Shkup prej të cilëve 5 në Gazi Babë.

“Sipas informatave të mia shumica e të infektuarve janë nga kllasterë nga familje për shkak të mosrespektimit të masave dhe tubimeve të ndërsjella në grupe gjatë iftareve në Hasanbeg. Për fat të keq nga këto klasterr ka edhe një viktimë”, ka deklaruar Georgievski.

Bujar Osmani shprehet i shqetësuar

 

Lidhur me rastet e reja me koronavirus i shqetësuar është shprehur edhe zëvendëskryeministri Bujar Osmani, i cili gjatë muajit të ramazanit ishte angazhuar që besimtarëve që mos u mohohet e drejta e ritualeve por të rikthejnë kontaktin me fenë dhe të kryejnë besimet e tyre fetare. “52 raste te reja dhe 4 te vdekur brenda një nate. Këta nuk janë vetëm numra dhe statistika por janë prindër, fëmijë, vëllezër, motra, shoke, fqinje tanë. Po vdesin me dhimbje ne gjoks e vështirësi ne frymëmarrje para syve tanë. Çfarë argumente tjera na duhen për te besuar?”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ziberi: Në varrimin e një të ndjeri me Covid 19 ka pasur 200 persona

 

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik në Shkup, Arben Ziberi, tha për “Slloboden Peçat” se familja e të ndjerit, i cili vdiq në një klinikë private dhe u varros me zakonet fetare dhe popullore dhe jo pas një protokolli për Kovid 19, megjithëse skeptri i tij i vdekjes ishte pozitive, nuk dëshironte të bashkëpunonte me epidemiologët dhe të testohej, megjithëse ishin rreth 200 njerëz të pranishëm në varrosjen.

Ai shtoi se tetë anëtarë të stafit mjekësor të spitalit privat ishin në izolim për shkak të kontaktit me pacientin i cili vdiq e që ishte diagnostikuar me praninë e Covid 19.

“Në funeral ishin 200 persona. Asnjë prej tyre nuk është testuar apo i izoluar”, tha Ziberi.

Farmacistët: Jemi edhe ne të rrezikuar nga virusi Korona

Të tronditur nga vdekja e farmacistit nga Podgorci, farmacistët nga rajoni i Ohrit dhe Strugës apelojnë se edhe ata janë të rrezikuar nga pandemia. Qindra pacientë të sëmurë vizitojnë farmacitë. Disa prej tyre pa udhëzim nga mjeku amë, kërkojnë këshilla nga farmacistët.

Të përballur me rrezikun nga virusi Korona, të punësuarit në farmaci rregullisht mbajnë pajisje mbrojtëse, i dezinfektojnë sipërfaqet dhe shpesh ajrosin hapësirat. Ata apelojnë deri tek kolegët e tyre të jenë më të kujdesshëm dhe të ngrenë nivelin mbrojtës në një nivel më të lartë, por edhe deri tek pacientët që t’u përmbahen rekomandimeve.

Dehari: Të jemi të kujdesshëm pas lehtësimit të masave

Pas informacionit për rastin e parë rezident në komunën e Kërçovës me koronavirus, i cili është publikuar nga kryetari i komunës Fatmir Dehari, pasdite pati mbledhje Shtabi i krizës i cili solli vendim që të ndërmerren masa parandaluese në drejtim të izolimit të rastit.

Dehari, informoi se pas këtij rasti ka pasur kontakte me ministrin e Shëndetësisë, Institutin për shëndet publik në Manstir dhe me të punësuarit në spital, të cilët garantuan se rastet e dyshuara janë në izolim, si dhe se të gjithë anëtarët të cilët kanë pasur kontakte me të infektuarin me “Kovid-19” do të testohen.

Ai duke shprehur falënderim deri tek qytetarët të cilët pothuajse tre muaj ishin shembull për të gjitha qytetet tjera, apelon të mos lihet pas dore kjo situatë, veçanërisht tani pas lehtësimit të masave, Ai kërkoi që banorët e Komunës së Kërçovës të tregojnë durim, maturi dhe kujdes si deri më tani.

Ai informoi se është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha institucionet, në cilësi të shefit të Shtabit të krizës dhe se ilaçi më i mirë ose mjeku për këtë pandemi është vetëdisiplina e secilit prej nesh.