• Today is: Monday, April 29, 2024

Helikopterët amerikanë ‘’Black Hawk’’ do të jenë pjesë e forcave të armatosura të Shqipërisë

fakti
May29/ 2020

Në një ceremoni të veçantë, të zhvilluar në bazën ajrore të Farkës, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim nënshkruan kontratën e pranimit për pajisjen e Forcës Ajrore shqiptareme helikopterë “Black Hawk

“Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria qëndrojnë “krah për krah” sot, do të qëndrojmë “krah për krah” nesër dhe të gjitha të nesërmet që vijnë më pas”, deklaroi sot ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim gjatë ceremonisë së nënshkrimit të Letrës së Ofertës dhe Pranimit të Helikopterëve UH-60 Blackhawk.

“ Kur këta helikoptërë shumërolësh do të vijnë këtu, do të ndihen si në shtëpi këtu midis ekipit tuaj profesionist, punëtor dhe do të jenë të gatshëm që t’i përdorni për të mbështetur misionin e Forcave Ajrore, popullin shqiptar dhe Aleancën e NATO-s. Ju vendosni një standard të lartë për t’u ndjekur nga të tjerët”, tha Kim.

Rett

Kim falënderoi ministren Xhaçka, që i dha mundësinë të bashkohej sot në nënshkrimin e Letrës së Ofertës dhe Pranimit të Helikopterëve UH-60 Blackhawk.

“Ju mund të prisni që këta avionë të mahnitshëm, të ngritur në fluturim nga pilotët tuaj të guximshëm, të kryejnë misione të ndryshme për shumë vite që do të vijnë. Ata mund të kryejnë operacione kërkimi dhe shpëtimi, të luftojnë zjarret dhe të transportojnë trupa drejt luftimeve dhe jashtë tyre, mes të tjerash. Së bashku me avionët, ky program mbulon trajnime për pilotët, ekuipazhin dhe ekuipazhet e mirëmbajtjes, mbështetjen me pjesë këmbimi dhe më e rëndësishmja, ndihmën për reformat institucionale për të përshtatur taktikat, teknikat dhe procedurat për të siguruar që këta avionë të mbeten frytdhënës për një kohë të gjatë në të ardhmen. Këta Helikopterë Blackhaëk dhe financimi i përbashkët i tyre tregojnë se, dita ditës, Shqipëria po bëhet një aleate edhe më e aftë e NATO-s dhe një bastion më i fortë i sigurisë në rajon dhe më gjerë”, tha Kim.
Kryeministri Edi Rama e ka quajtur investim kolosal kontrantën SHBA- Shqipëro për helikopterët ‘’Black Hawk’’ të cilët do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura.
Rama shkruan se Forcat Ajrore shqiptare dhe Forcat e Armatosura po ringrihen shumë shpejt me hapa të sigurt./ Gazeta FAKTI