• Today is: Sunday, November 24, 2024

Protestat në SHBA, Trump bën gati ushtrinë

fakti
May29/ 2020

Dy ditë pas vdekjes së George Floyd, një burrë me ngjyrë, i paarmatosur, pas keqtrajtimit nga një efektiv policie, nuk kanë të ndalur protestat në disa qytete amerikane.

Sipas CNN, ka protesta në pesë qytete. Në Minneapolis, ku edhe ndodhi ngjarja tragjike,  protestuesit i vunë zjarrin një ndërtese policie. Zyrtarët e qytetit Minneapolis po u kërkojnë protestuesve pranë një stacioni policie të djegur që të tërhiqen pas sepse materiale eksplozive ka në ndërtesë.

Shefi i policisë në Minneapolis u kërkoi falje familjes së personit që vdiq në duart e tyre.

Dhe tashmë katër oficerë të policisë në Minneapolis u pushuan nga puna për vdekjen e Floyd pasi doli video nga vendi i ngjarjes.

Në pamjet shfaqet Floyd i shtrirë i prangosur në dysheme me fytyrën poshtë, duke u ankuar, duke kërkuar ndihmë dhe duke përsëritur, “Të lutem, nuk mund të marr frymë”.

Mbrëmjen e së mërkurës, protestuesit në qytet u përleshën me policinë që përdorën gaz lotsjellës për natën e dytë me radhë.

Trazirat, të shoqëruara nga plaçkitja dhe vandalizmi, filluan disa orë pasi kryetari Jacob Frey u bëri thirrje prokurorëve të paraqisnin një proces gjyqësor kundër një oficeri të bardhë të policisë, i cili e rrëzoi Floydin në trotuar.

Shefi i policisë tha që shumica e protestuesve ishin jo të dhunshëm, por se kishte një grup protestuesish të përqendruar në shkaktimin e trazirave.

Departamenti i Drejtësisë tha se një hetim mbi përfshirjen e policisë në vdekjen e Floyd ishte tashmë prioritet

E gjitha kjo ndodhi si pasojë kur një person me ngjyrë u arrestua dhe më pas vdiq.

 

Katër oficerë u përfshinë në kapjen e tij dhe njëri prej tyre i mbante vazhdimisht këmbën në qafën e Floyd. Burri vdiq, por u përpoq të paralajmëronte policinë se nuk kishte mundësi të merrte frymë. Ai vdiq gjatë rrugës për në spital, përcjell Telegraf

 

Një kalimtar filmoi të gjithë rastin, dhe pamjet ngjallën një valë protestash në të gjithë SHBA-në.

Për të frenuar dhunën mësohet se mbi 500 trupa të Rojes Kombëtare janë nisur për në qytet.

Presidenti Donald Trump nuk ngurroi të kërcënonte protesuesit. “Mungesë e plotë udhëheqësie. Kryebashkiaku i të majtës radikale , Jacob Frey, ose të bëjë punën, pse do të fus në lojë Rojen Kombëtare”, tha Trump.

“Këta rrugaçë po çnderojnë kujtimin e George Floyd dhe nuk do të lejoj që kjo të ndodhë. Sapo fola me Guvernatorin Tim Walz dhe i thashë që ushtria është me të. Nëse has vështirësi, do ta marrim ne kontrollin, por kur të fillojnë plaçkitjet, do të nisin edhe të shtënat”.