Përshëndetje,
Duke ndjekur traditën e mëhershme, Gazeta FAKTI ka rivendosur komunkimin me lexuesit e shumtë, brenda dhe jashtë në diasporë. Dikur kur gazeta shtypej në letër kishim edhe faqet e reklamave dhe të shpalljeve.
Tani në versionin ONLINE, Gazeta FAKTI sërish e hap tregun e marketingut për publikun e gjerë.
Të gjithë ata që kanë të bëjnë shërbime të ndryshme dhe të blejnë/shesin vetura, shtëpi, tokë, mjete, vegla dhe paisje të ndryshme, mund t’i shpallin në Gazetën FAKTI.
Muaji qershor do të jetë gratis, kurse duke filluar nga korriku do të ketë një çmim simbolik për të gjitha shpalljet.
Luteni që tekstin me pak fjalë dhe fotot t’i nisni në Facebook-un e Gazetës FAKTI, në inbox.
Redaksia e Gazetës FAKTI