• Today is: Monday, November 25, 2024

MENDJENGATËRRIMI MBI DY URA TË SHKUPIT DHE DIPLOMATI I HUAJ

fakti
May29/ 2020

Mbase e dini që diplomati ka liri të bëjë “me dashje diplomatike” ndonjë ikje nga tema, kurse mendjemprehtësi e bashkëbiseduesit duhet ta rikthejë atë tek tema në fjalë…!

Nga Nijazi MUHAMEDI/ Tetovë

Një diplomat i huaj ne fillimvitet 1990 erdhi në Maqedoni për të ndërmjetësuar rreth kërkesave të shqiptarëve.Pasi i shkuan kot disa javë duke dëgjuar “opsionet” e ngatërruara të “politikanëve” mendjengatërruar,nga zemra e plasur qiti e tha se “s’po marr vesh se ç’kërkojnë shqiptarët”,dhe kjo fjalë mori dhenë brenda e jashtë Maqedonisë.Ca që morën këtë qortim nga anë e tij nisën të thonë gjoja nuk janë të ngatërruar në mëndje,ama ky po i ngatërroka kur i pyet,për të fshehur të vërtetën se këta e ngatërrojnë atë kur i japin përgjigje.Dhe si ndodhte kjo ngatërresë mes tyre u kuptua më vonë,kur u pa se skotën e tyre e përbënin do mendjengatërruar nga vetja dhe do të tjerë mendjengatërruar nga të tjerët,të shtyrë për të ngatërruar edhe mendjen mes tyre,edhe mendjen e diplomatit.
E vërteta e këtij mendjengatërrimi duhej zbardhur,se do mbeteshim të “sharë” pa faj si popull nga të tjerët se gjoja vërtet nuk e dinim të gjithë se, ku e kemi hallin në politikë.Këtë “histori të mendjengatërrimit” mes tyre dhe diplomatit të huaj,që është një mik i sprovuar i shqiptarëve,e mora ta shtillis dhe shkrova një opinion,në të cilin thoja se e gjeta përse dhe si ngatërroheshin këta në bisedimet me diplomatiin e respektuar Thash aty se ngatërresa dilte nga rend i ditës që e zhdrivillonin dhe që “palës” së përzier me mendjengatërrim të vetin dhe me mendjengatërrim të yshtur,diplomat ii ikte në përgjigje në mënyrë “diplomatike’ dhe këta,pa e kuptuar këtë ikje,hidhëroheshin.Dhe, në atë opinion desha pak t’i hedh një “qortim” të vockël diplomatit gjoja se edhe ai i ka fajet që këta shkretanë bien në mendjengatërrim.Thashë se fajet e këtij mendjengatërrimi të shkretanëve të përzier i ka edhe diplomati,i cili,kur është në rend dite fjala për URËN E GURIT në Shkup,ky ik me fjalë dhe flet për URËN MBI URËN E GURIT që ndodhet në Shkup, kurse shkretanët janë ngujuar te URA E GURIT dhe s’lëvizin. Mandej,kur vihet në rend dite URA MBI URËN E GURIT,diplomati ik e flet për URËN E GURIT,gjersa këta kanë mbetur dhe nuk tunden nga URA MBI URËN E GURIT që është në Shkup.
Pas nje viti e ca bisedimesh të ngatërruara e të pakuptuara mes tyre,që u pasuan edhe nga një ndërprerje kohëshkurtër e “bisedimeve”,diplomati erdhi sërish përsëri në Shkup për t’i dhënë fund një problemi rreth zgjerimit të emisioneve televizive në gjuhën shqipe.Në atë takim duhej të isha dhe unë,se punoja në atv dhe kisha përgatitur një projekt timin për një kanal televiziv autonom brenda TVM-së.Por,para fillimit të takimit,teksa bisedonim lirshëm me diplomatin për një temë tjetër,një deputet sillej e përsillej si pak me siklet rreth diplomatit për t’i thënë se jam unë që e kisha shkruar një opinion ku e kam lakuar edhe emrin e këtij diplomati dhe se “partia” e tij nuk qëndron pas këtij opinioni,dhe bëri pak t’ia përfolë përmbajtjen.Diplomati ia ktheu ,duke i thënë “po,po,të mos ju lodhë meraku shumë se e di dhe unë,ja e kam në çantën time këtu atë opinion,se Ministria e Punëve të jashtme e Maqedonisë ma solli bile të përkthyer në gjuhën time.Më gëzon që tash do këmbej mendime me autorin.
U ulëm në tryezë për të nisur bisedimin rreth temës së televizionit.Mora fjalën i pari dhe i thash Ekselencës së tij,z.ambasador se fillimisht të merremi vesh se për cilën URË të Shkupit sot do bëjmë fjalë ne të dy,që të mos na dalë fjala dhe ne të dyve se u ngatërruam.-Po,tha, vetëm për këtë urë që u morëm vesh;ama,ju mbase e dini që diplomati ka liri të bëjë “me dashje diplomatike” ndonjë ikje nga tema, kurse mendjemprehtësi e bashkëbiseduesit duhet ta rikthejë atë tek tema në fjalë…!
Dhe,ia lidhëm kryet atij bisedimi pa rënë në “mendjengatërrim” ana jonë…!

29 maj, 2020

OSCE/ODIHR calls on Skopje to hold free and democratic elections
File:Ura-e-gurit-(shkup).jpg - Wikimedia Commons