Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se qeveria e mëparshme në Kosovë ka shpenzuar paratë e taksapaguesve për të lobuar për modifikim të territorit të vendit.
Osmani shkruan në Twitter, se disa persona nga ajo Qeveri po duan të kthehen përsëri, megjithëse siç shkruan ajo ata “ishin në krye të këtij turpi”.
Kryetarja e Kuvendit ka thënë se personat e tillë kanë dashur të shpërblejnë Serbinë me territor të Kosovës, për veprimet gjenocidale që ka bërë kundër popullit të Kosovës.
“Qeveria e mëparshme shpenzoi paratë e taksapaguesve për të lobuar “modifikimin e territorit”, do të thotë, për të “shpërblyer” Serbinë me territorin e Kosovës, për veprimet e saj gjenocidale kundër popullit tonë. Disa nga ata që ishin në krye të këtij turpi dëshirojnë të kthehen dhe të na qeverisin përsëri”, shkruan Osmani./ Gazeta FAKTI