• Today is: Friday, April 26, 2024

Zvicra hapë kufirin me Italinë më 6 korrik

fakti
May29/ 2020

Zvicra do të heqë kufizimet e udhëtimit me Italinë fqinje dhe të gjitha vendet e tjera në zonën e lëvizjes së lirë të Shengenit në Europë duke filluar nga 6 korriku, njoftoi të enjten qeveria zvicerane në Bern.

Kufijtë me Gjermaninë, Francën dhe Austrinë është vendosur tashmë të rihapen më 15 qershor.

“Për shkak të numrit të ulët të infektimeve të reja me COVID-19 në Zvicër, kompanitë zvicerane do të lejohen të punësojnë personel të nevojshëm urgjent nga vendet e tjera europiane nga 8 qershori”, tha ministrja e Drejtësisë dhe e Policisë, Karin Keller-Sutter, në një konferencë për shtyp në Bernë.

Zvicra, e cila ndan kufirin me rajonin më të prekur italian, Lombardinë, ka regjistruar afro 30 800 raste infektimi dhe më shumë se 1 600 vdekje të lidhura me COVID-19./ Gazeta FAKTI