• Today is: Monday, November 25, 2024

Vetëvendosje: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është skandaloz!

fakti
May28/ 2020

Ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin. 

“Është vendim skandaloz. Kushtetusja ka marra vendim skandaloz. Çfarë gjyqtarë janë këta?, ka pyetur Glauk Konjufca – në Klan Kosova, transmeton Indeksonline.

“Kot paska votuar populli, zgjedhje s’paska, tash qeveri të re”, tha Konjufca, ndërsa ka shtuar se ky vendim do të shkaktojë “revoltë qyrtetare”.

“Revolta vjen prej pakënaqësisë së natyrshme që nuk ka me pasë të votohet më në Kosovë dhe tash e tutje krijohet një sistem politik në të cilin nëse nuk e ke fituar 51 % të votave, nuk ke fituar asnjë votë. Gjithçka më pak se 51 e votave, ia garanton partnerit të koalicionit që të të rrëzojë kur të dojë dhe të bëjë marrëveshje brenda 25 minutave me partitë opozitare”.

Kurse për postimin e Thaçit pak minuta pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Kushtetuese, Konjufca tha se ai postim do të duhej bërë dje pasi që, sipas tij, presidenti ka ditur përgjigjen.

“Nëse i fiton zgjedhjet PDK-ja, Thaçi do ta bllokojë Kosovën për dy vjet, Presidenti ka mujt me shkru dje se e paska dit vendimin”, tha ai në “Rubikon”.