Sot, etika ka arritur përmasat më shqetësuese në raportet e njerëzve që merren me politikë dhe gjuha e tyre konfliktuoze, denigruese me tone shantazuese e ofenduese po sjellin pasoja të fuqishme negative në opinion duke dëmtuar rëndë qetësin e secilit qytetar, çedukimin e rinis, duke e dëmtuar rëndë edhe kredibilitetin e kombit dhe shtetit në arenën ndërkombëtare.
Nga Dijana TOSKA/ Shkup
Presidenti Rugova, ndërtoi rregullat e moralit në shoqërinë shqiptare duke balansuar konceptin tradicional me konceptin modern perendimor dhe institucionalizoi sanksionin moral me qëllim të ruajtjes së respektit ndërmjet njerëzve si vlerë e një shoqërie demokratike. Respekti ndaj vetvetes, dinjitetit njerëzor dhe vet jetës ishte koncepti i vlerave që, ky Burrështetas i proklamoi në emër të shoqërisë shqiptare në arenën ndërkombëtare si qëllim bazë i themelimit të një shteti të ri, të pavarur me themele të shëndosha të një demokracie në përputhje me standartet e së drejtës dhe sigurisë morale. Rugova i dha politikës vlerë intelektuale me shfaqjen e mirësisë, sjelljes, tolerancës, ndërsa politikën e kuptoi si deryrim moral dhe e zbatoi me ndërgjegje.
Pse, u larguam nga kjo rrugë e trasuar dhe të pranuar ndërkombëtarisht?
Pse, politikbërësit me përjashtime po ndjekin rrugën e së keqes, veprimit të shëmtuar, shkaktimit të dhembjes, lëndimit, kriminalitetit e injorimit të çdo lloj vlere njerëzore, historike, kulturore. Sot, etika ka arritur përmasat më shqetësuese në raportet e njerëzve që merren me politikë dhe gjuha e tyre konfliktuoze, denigruese me tone shantazuese e ofenduese po sjellin pasoja të fuqishme negative në opinion duke dëmtuar rëndë qetësin e secilit qytetar, çedukimin e rinis, duke e dëmtuar rëndë edhe kredibilitetin e kombit dhe shtetit në arenën ndërkombëtare.
Sot, po ndjehemi të lënduar të gjithë, po bashkëjetojmë me imoralitetin, me urrejtjen dhe njollosja është shndëruar në mjetin kryesor duke e zëvendësuar argumentin, respektimin e mendimit ndryshe, tolerancës, mirëkuptimit dhe të jetuarit në paqe me të tjerët. Dhuna psikike që përcillet nga disa media dhe të ashtuquajtur gazetarë të cilët pa pikë ndërgjegje kanë shitur moralin e tyre profesional dhe janë shndëruar në zhurmagji e dhunues duke mos respektuar asnjë krijesë njerëzore ka arritur kulminacionin.
Morali thonë është produkt shoqëror dhe ka karakter historik. Unë, nuk mbaj mend për këto vite jete që të kem përjetuar këto disballance rregullash të vendosura në shoqërin shqiptare sikurse tani nga politikan të pamoralshëm të cilët pa fije ndërgjegje shkelin çdo normë morale duke prishur çdo ekuilibër njerëzor e shoqëror.
Si kur më parë shoqëria jonë në të gjitha trevat shqiptare ka nevojë për një arsimim etik si nevojë të domosdoshme, që të mund të vazhdojmë të jetojmë në paqe dhe qetësi, me drejtësi e në harmoni, pa pasur frikë dhe pa fyerje ndaj njëri tjetrit.
28 maj, 2020