• Today is: Monday, November 25, 2024

Të respektohet e vërtata e faktet, e jo trillimet e shpifjet!

fakti
May28/ 2020

Organet qeveritare serbe, për shkak të trysnisë së madhe të opinionit vendor dhe atij ndërkombëtar, Albinin e liruan më 07 dhjetor 2001. Kurti tërë kohën ka refuzuar lirimin, pa u liruar edhe të gjithë të burgosurit e tjerë. Lirimi i tij ka qenë bukur dramatik në burgun e Nishit, sepse të burgosurit tjerë shqiptarë nuk lejonin që ai të dal nga oborri i burgut pa garanci të përfaqësuesve të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar (KKN), meqë frikësoheshin se mund ti ndodh më e keqja

Nga Fahri MUSLIU/ Prizren

Këto ditë, kur Kosova po kalon nëpër krizën me pandeminë dhe krizën më të thellë politike, rivalët politik nuk po zgjedhin fjalë për ta fyer e degraduar njëri tjetrin, madje duke u shërbyer me trillime e thashetheme, e jo me të vërtetën e me fakte.

Mbrëmë në “Rubikon” të TV “Klan Kosova” (27.05.2020) ish kryeministri Ramush Haradinaj i dha disa vlerësime rreth kryeministrit në detyrë, Albin Kurtin, të cilat nuk qëndrojnë dhe si dëshmitar i asaj kohe nuk mundem të jam indiferent e të mos reagoj (nuk jam mbrojtës i askujt pos i të vërtetës) dhe të prezantojë fakte, të cilat edhe i dinë ata që i kanë dëgjuar (VOA) apo lexuar raportet e mia (Zëri) ga ajo kohë, por edhe të burgosurit e tjerë që atëherë kanë bashkëvuajtur me Albinin në Pozharevc, Qupri, Nish, ku ai e ka vuajtur burgun si njëri nga të burgosurit më të njohur politik në Evropë dhe është torturuar në mënyrë më barbare, se çdo i burgosur tjetër shqiptarë (nga mbi 2000 sa ishin atëherë në burgjet e Serbisë) të cilat regjimi i mbante si pengje lufte. Për këtë e kam shkruar edhe librin “Gjykimet e pengjeve” (2002) dhe serbisht (Montirani procesi protiv kosovskih albanaca) të cilin ia kam dhuruar edhe zotit Haradinaj më 2004, kur është nominuar për postin e kryeministrit.
Zoti Haradinaj e vuri në dyshim pozitën e Kurtit në burgjet serbe duke thënë se si është e mundur që një i burgosur shqiptar të jep intervistë në burg, kur kjo nuk i ka ndodh askujt as në burgjet e Kosovës, duke e vënë kështu në lidhej gjoja privilegjet që ai ka apsur nga regjimi serb (dikush më herët pati shpifur se zoti Kurti qenka argëtuar me vajzën e ish ministrit serb të policisë Zoran Sokolloviqit, prandaj kai ka pasur trajtim tjetër në burg…).
E vëreteta është kjo: Zoti Kurti (i arrestuar nga forcat serbe të sigurimit më 28 prill të vitit 1999), në vjeshtën e vitit 1999, të cilët e kanë përcjellë vizitën e ministrit serb të drejtësisë në burgun e Pozhavercit, Dragoljub Jankoviqit, kur ai e pyet Kurtin për trajtimin që po u bëhen të burgosurve. Për fat të keq atë vizitë nuk e kam përcjellur si gazetar se isha në Kosovë. Pra është deklaratë (e filmuar) kur janë prononcuar edhe të burgosur të tjerë, por prononcimi i Kurtit ka bërë bujë, veçmas tek gazetarët e huaj, si i burgosur më i njohur politik , madje në Evropë (ish udhëheqës i Unionit të Studentëve të Pristinës dhe ish zëdhënës i përfaqësuesit politik të UÇK, Adem Demaçit).
Albini (u arrestua nga forcat serbe të sigurimit më 28 prill të vitit 1999),në Gjykatën e Qarkut në Nish,më 13 mars 2000, është dënuar me 15 vjet burg për dy vepra penale – armiqësi dhe terrorizëm, kur edhe deklaroi se nuk e njeh as këtë gjykatë, as shtetin e Serbisë, as të Jugsollavisë, as regjimin e Millosheviqit, por e njeh vetëm gjyqin e popullit të vet dhe shtetin e Kosovës.
Më 10.11.2000, pas lirimit nga burgu të Flora Brovinës me vendimin për amnisti nga presidenti i atëhershëm i RFJ , Vojisllav Koshtunica, në Serbi fillon grumbullimi i nënshkrimeve për lirimin e Kurtit
Më 26.02.2001. Ligjëdhënësit jugosllav miratuan Ligjin mbi amnistinë e përgjithme në vend, që prapë u bë me tryni të madhe nga vende e bota, e që kishte qëllim kryesor aministimin e të burgosurve shqiptarë
Më 18.05.2001, në burgun e Quprisë e zhvillova intervistën me zotin Kurti, me lejën e ministrit serb të drejtësisë Vlladan Batiq, në qeverinë demokratike të Zoran Gjingjiqit, dhe me ndërmjetësimin e mikut tim, nënkryetarit të Qeverisë Zharko Koraq, Intervisat u emetua në “Zërin e Amerikës” të njëjtën ditë, kurse të nesërmën u botua edhe në gazetën “Zëri” të Prishtinës dhe serbisht në gazetën “Danas” të Beogradit. Intervistimi u zhvillua me shumë peripeci që krijonte polici gardian, i cili kërkonte të flasim serbisht por edhe na shkurtoi kohën në 30 minuta. Kuptohet me ndërhyrjen time tek drejtori i burgut, duke iu kërcënuar se do ta telefonojë minisrtin Batiq, intervista zgjati gati 2 orë dhe u realizua ashtu siç e kisha planifikuar tonikisht, por jo edhe me kamerë.
Organet qeveritare serbe, për shkak të trysnisë së madhe të opinionit vendor dhe atij ndërkombëtar, Albinin e liruan më 07 dhjetor 2001. Kurti tërë kohën ka refuzuar lirimin, pa u liruar edhe të gjithë të burgosurit e tjerë. Lirimi i tij ka qenë bukur dramatik në burgun e Nishit, sepse të burgosurit tjerë shqiptarë nuk lejonin që ai të dal nga oborri i burgut pa garanci të përfaqësuesve të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar (KKN), meqë frikësoheshin se mund ti ndodh më e keqja, meqë ishin orët e vona të pasditës e kishte rënë edhe terri. Për këtë dramë mund të dëshmojnë të burgosurit Nait Hasani, Islam Thaçi dhe shumë të tjerë, që e kanë hartuar dokumentin e garancisë, dhe pasi e kanë nënshkruar zyrtarët e KKN, ata e kan përcjellur Albinin deri në makinë e KKN. Albini në orët e vona të mbrëmjes është kthyer në Kosovë.

28 maj, 2020