• Today is: Monday, November 25, 2024

Shkarkohet kryetari i BFI, Sylejman Rexhepi, Buzaku mohon Shaqir Fetahun për kryetar

fakti
May28/ 2020

 Kreu i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, Sulejman Rexhepi është shkarkuar nga pozita e tij.  Ky vendim u soll me vendim të 2/3 të votave në mbledhjen e jashtëzakonshme të rijasetit të bashkësisë fetare islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shkup, 27 maj/ Gazeta FAKTI – Në vend të Rexhepit me BFI-në do të udhëheq kryetari i Myftinisë së Gostivarit Shaqir Fetahu deri në plotësimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në BFI. “Bazuar në proces verbalin e mbledhjes së jashtëzakonshme të shumicës së anëtarëve  të Rijasetit të bashkësisë fetare islame  të republikës së Maqedonisë së Veriut të mbajtur me datën 27 maj  më fillim në ora 10 ne të poshtë nënshkruarit në bazë të nenit  36 dhe 58 të kushtetutës të bashkësisë Fetare Islame  në Republikën e Maqedonisë së Veriut të botuar në vitin 2008 që përbëjnë më shumë se  dy të tretat e riasetit të bashkësisë fetare Islame  të republikës së Maqedonisë së Veriut  vendosën njëzëri  shkarkimin  e Resis Ulema Rexhepit nga posti i Reis Ulemasë  kryetar i bashkësisë Fetare Islame   deri në përgatitjen  kushteve për zgjedhje të reja  në Bashkësisë Fetare Islame  ushtrues detyre  Haxhi hafës Shaqir efendi Fetahu  myfti i Gostivarit  dhe ky vendim hynë në fuqi nga momenti i marrjes së tij”, deklaroi Shaqir Fetahu, myfti  i Gostivarit. Në këtë mbledhje kanë marr pjesë 17 anëtarë të  riasetit të Bashkësisë Fetare Islame që kanë dhënë edhe vulat dhe nënshkrimet e tyre, por nuk u dha asnjë arsye për shkarkimin e Rexhepit.  Televizioni 21 kontaktoi edhe me zëdhënësin e BFI-së por nga atje thanë se  tani për tani nuk do të ketë ndonjë reagim nga  selia e Bashkësisë Fetare Islame në Shkup, raporton TV21. Ditë më parë u fol se nga llogaria e BF-së janë tërhequr mjete finaciare prej një milion euro. Por për këtë nga BFI thanë se mjetet janë shfrytëzuar për pagesën e rrogave për profesorët dhe të punësuarit në BFI-së si dhe për mirëmbajtjen e institucioneve në fjalë. Skender Buzaku që kohë më parë e shpalli vetën kryetar të Bashkësisë Fetare Islame thotë se shkarkimi i sotëm është një skenar i Sulejman Rexhepit. “Sot lëvizja më e logjikshme do të ishte llogaridhënia e çdo anëtari të Rijasetit dhe dorëheqja si pasojë e kolapsit që e ka kapluar këtë institucion. Personat që e shkatërruan assesi nuk mund ta rimëkëmbin BFI-në. Në aspektin juridik  ende ekziston një proces gjyqësor dhe nëse nuk ka ndonjë epilog nuk mund të bëhen lëvizje të këtilla edhe pse shihet se janë të dirigjuara nga Sulejman Rexhepi”, tha Skender Buzuku. Ndërsa myftiu i fshatit Poroj Maksut Abazi  që ditë më para doli edhe kundër Sulejman Rexhepit thotë: “Unë si imam në xhaminë e fshatit Porroj, që shërbej tashmë 20 vite, që nga viti 2000, i kam përcjellur ngjarjet në BFI gjatë këtyre viteve dhe kam vepruar në mënyrë autonome dhe nuk jam përzier askund. kam qenë dhe jam i vetëdijshëm se kjo piramidë, kjo strukturë e ndërtuar në BFI gjatë pluralizmit, le të kuptohet se ansjë gurë nuk ka qenë në vendin e vet. ka qenë e pritshme q ëkjo piramidë do të rrënohet që nga guri në majë e deri në themel, e më pas të bëhet rindërtimi i piramidëës e çdo gur të vihet në vendin e vet”, tha Maksut Abazi, imam i xhamisë së Porojit.

Skender Buzaku: Mbledhja e  Rijasetit, lojë dhe regji e Sulejman Rexhepit

Skender Buzaku, i cili vitin e kaluar nga gjykata në Shkup u shpall si kryetar legjitim i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, vlerëson se mbledhja e sotme e Rijasetit ku u shkarkua Sulejman Rexhepi në fakt është një lojë në regji të vetë Rexhepit. Ai e konteston ushtruesin e detyrës së kryetarit Shaqir Fetahu, duke vlerësuar se “kriminelët që kanë bashkëpunuar me Sulejman Rexhepin, nuk mund ta pastrojnë BFI-në nga krimi”. Buzaku pretendon se është kryetar legjitim i BFI-së dhe është i bindur se procedurat gjyqësore që janë në vijim tani do të shkojnë më shpejtë.

“E tërë bota e din se vitin e kaluar kishte mbledhje, shkarkim të Sulejman Rexhepit dhe kishte emërim të kryetarit të ri të Bashkësisë Fetare Islame.
Prej sot ne mund të shpallim fitore, sepse Sulejman Rexhepi nuk është më palë në kontestin gjyqësor që e kemi ne me të. Në këtë aspekt kjo është një fitore”, deklaroi për Lajm.Tv, Skender Buzaku.

Ai poashtu akuzon Rexhepin për malverzime të shumta me mjete të BFI-së. Ai poashtu akuzon Rexhepin për malverzime të shumta me mjete të BFI-së, kurse është i bindur se ai dëshiron të kthehet sërish pas disa muajve.