(Apo anatomia e një sprove të perçudnimit, si presion i rradhes, për ta denigruar dhe per ta nëpërkëmbur Gjykatën Kushtetuese nga ana e presidentit te Kosoves z Hashim Thaçit)
Nga Prof.Dr. Martin BERISHAJ/ Lubjanë
Klasa politike në Kosovë, që personifikohet me të, dhe e cila është mësuar të bëj licitim në të gjitha fushat qoftë edhe aty ku nuk duhet të bej, pra edhe me dëshmorë që dhanë jetën për Kosovën dhe lirinë e saj, kësaj radhe është duke sprovuar të bej licitim edhe me gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese duke i trajtuar ata si numra dhe duke i rreshtuar ne proporcion 8:2. Kjo sipas logjikës se presidentit do të duhej të nënkuptonte, se “… ia bëme (atyre) tetë me dy”!
Pra, nëse vazhdojmë me rrjedhën e kësaj logjike të numrave, sipas tij dhe këtij lloj instrumentalizimi, do të duhej patjetër të rezultojnë se qenkan 8 gjykatës që ia “mbajnë krahun (zhagun) (!) Presidentit te Kosoves Z Hashim Thaçit, kurse ata të tjeret as që i pyet kush.
Dua t’ia ia kujtoj Presidentit te Kosoves Z Hashim Thaçit, se Gjykata Kushtetuese është institucion i pavarur shtetëror në relacion me organet të tjera shtetërore. Ajo e organizon punën e saj me Rregullore dhe procedura konform akteve të tjera të përgjithshme dhe gjithmonë duke u thirrur në Kushtetutë dhe duke e interpetuar paanshem atë, e që vendimet e saj duhet pranuar nga të gjithe. Si e tillë në punën e saj është e pavarur edhe kundrejt Presidentit të Kosovës, i cili, në këtë kohë, nuk e dij se për çfarë arësyeje, shpreh në mënyrë te paartikuluar sjelljet që pa dyshim janë pasojë e pasigurisë, e cila reflekton me mosdije të thellë tij, që e karakterizon atë, duke shkaktuar panik te ai, se me rrëzimin e “dekretit” nga ana e Gjykatës Kushtetuese, do të nënkuptonte edhe shkarkim të tij nga posti i Presidentit të cilin e mban me procedure të kontrabanduar tash e sa vite me rradhë.
Sa më shumë që afrohet leximi i vëndimit te opinionit të Gjykatës Kushtetuese, sa i përket dekretit antikushtetues te tij, aq më tepër, e perçudnon edhe ashtu të përçudnuar strukturën e fjalisë së tij, e cila nuk ka as theks (!) (kjo rëndom, ndodhë si pasojë e mosleximit) dhe në anën tjetër kërcënon Kryeminstrin në detyrë z Albin Kurtin, si “uzurpues” të pozitës që mban.
Unë në fakt, këtë lloj komunikimi të presidentit te Kosoves z Hashim Thaçit, i cili ne diskursin e vet politik ështe tej mase i ultë dhe nuk reflekton as nje grimcë uniteti, e që do te duhej minimalisht ta kenë ( gjuha e tij kercenuese duke thënë per Qeverine e Kosoves: “se ka ardhur koha që Kurti dhe grupi i tij të përballen me drejtësinë për aktivitete kriminale!”), e cilësoi si monolog të tij që i flet vehtës në pasqyrë!
Mbasi që dekreti i tij nuk ka mbështetje kushtetuese, ai po nga ata gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, do të shpallet si antikushtetues edhe përkundër dëshirës dhe vullnetit të tij për të licituar me ta!
Jo Zotnia Juaj; KJO NUK KALON!
26 maj, 2020