Këta, pushtetarët tanë gënjeshtarë, shpifës e mashtrues, nuk kanë pse turren me kaq yrysh për t`i shprehur “dashuri” as Amerikës e as ndërkombëtarëve të tjerë. “Dashuria” e tyre më e madhe do të ishte, që ata të angazhoheshin, me aq sa dinë e sa munden, për ta bërë vendin me instiucione funksionale dhe pushtet me duar të pastra.
Nga Gani BYTYÇI/ Zyrih
Me “kartën amerikane”, pushtetarët tanë të pamoralshëm, luajtën në përfundim të luftës. Luajtën gjatë gjithë periudhës së pasluftës. Por, në mënyrën më të turpshme ata po luajnë tani, në këtë kohë krize të pëgjithshme, ku e kanë hedhur vendin; kriza me pandeminë, kriza politike, kriza sociale. Shkaktari kryesor i kësaj krize të shumfishtë, është kriza morale a njerëzve tanë të politikës.
Manipulimi me “kartën amerikane”
Amerikanët e dinë fare mirë, se ata të cilët kurdoherë janë të gatshëm që ta këmbejnë interesin e kombit e të atdheut të tyre me një qopë pushteti të ngordhur, nuk i duan as amerikanët e as askënd tjetër. Ata pra (amerikanët) e kuptojnë fare mire se ky lloj pushtetarësh servil janë lajkatarë të shpifur ndaj dhe nuk i hanë asnjëherë petullat e tyre. Pushtetarët tanë të mjerë, janë aq të erret në mendje e aq të ligj në shpirt, sa që nuk janë të vetëdijsem se sa komik e sharlatanë po shfaqen para kombit të vet. Ata po sillen si palaço dhe e kanë mbushur gojën me amerikanizëm e ndërkombëtarzëm të rrejshëm, sikur këta maskarenj i kemi vënë aty për ta ruajtur interesin e amerikanëve e ndërkombëtarëve të tjerë, sepse ata do të vdisnin po nuk ua mbrojten interest këta injorantët e lajkatarët tanë mashtrues! Në se këta të politikës sonë nuk e dijnë, atëherë t`ua themi se as amerikanët e as ndërkombëtarët as në Irak e as në Avganistan as në Kosovë dhe askund tjetër, ku ka pasur vatra krize, nuk kanë shkuar për “dashuri”, por për të shpëtuar popuj e kombe nga dhuna e lufta, nga krimet e masakrat, nga gjenocidi e shfarosja dhe për të vënë atje paqe e drejtësi. Ky ka qenë dhe është misioni i tyre edhe në Kosovë. Ndaj, këta, pushtetarët tanë gënjeshtarë, shpifës e mashtrues, nuk kanë pse turren me kaq yrysh për t`i shprehur “dashuri” as Amerikës e as ndërkombëtarëve të tjerë. “Dashuria” e tyre më e madhe do të ishte, që ata të angazhoheshin, me aq sa dinë e sa munden, për ta bërë vendin me instiucione funksionale dhe pushtet me duar të pastra. T`u themi këtyre intrigantëve se Amerika, pushtetarët gënjeshtarë, mashtrues, të pamoralshëm e hajdut, ata që e dëmtojnë interesin e vendit të vet, i ndjek penalisht, i gjykon dhe i fut në burg, qofshin ata edhe “të dashurit” e saj.
Bajram Curri
(fragment kënge, që po përsëritet)
“…Bajram Curri ka dal kaçak,
Ahmet zogu ka shku në Beograd.
N`Beograd ai kishte shkue,
Aleksandrit i ka kallxue.
A po vjen po i thotë me më ndihmue,
kryeministër në Tiranë me m`que,
katër skele t`i paça lëshue…!”.
Vazhdimi tragjik i ngjarjeve, na është i njohur të gjithve.
Sa i tmerrshëm e trishtues është ky fenomen i jetës sonë politike. I historisë sonë tragjike. Historisë, që po na përsëritet, si një plagë që nuk mbyllet kurrë.
Pushtetarët tanë të sotëm, të nesërm e të përheshëm, duhet ta kuptojnë domosdoshmërisht se Atdheu, me të cilin ata po tregtojnë parreshtur për pozita e pushtet, nuk është i tyre. Ai nuk është as i yni. Ai nuk është as i kësaj gjenerate. Nuk është as i asaj të nesërmes. Atdheu është i të ardhmes së kombit. Ai është i amshimit të tij!
Napolani dhe deputeti kors
Napolani ishte kors. Ai ishte, nga ajo që francezët e quajnë Ishulli i Bukurisë. Si legjendë që ishte, rreth personalitetit të tij janë thurur aq shumë anekdota, që i vëhen atij për të shpjeguar rrethana e për të përcjellur mesazhe nga më të ndryshmet. Në Francë, por më shumë në Korzikë, rrëfehet edhe kjo anekdotë: Një qytetari kors, çdo mbrëmje, tek kthehej në shtëpi, i duhej të kalonte pranë varrit, ku pushonte Kalorësi i madh, Napolani. Një natë, befas ai dëgjoi t`i vinte një zë nga varri i Napoleanit. Kalimtari u tmerrua nga frika që po I fliste kalorësi i vdekur prej shumë kohësh. U zhduk me vrap, duke shpresuar që ky makth nuk do t`i shfaqej ma. Në ikje e sipër, dëgjoj se Napolani po i kërkonte një kalë. Për të arritur në shtëpi, nuk kishte rrugë tjetër, ndaj detyrimisht duhej të kalonte sërisht pranë vendit ku pushonte Napolani. Mbrëmjen tjetër, sapo kaloi pranë varrit, sërish dëgjoi zërin e Napolanit. E njëjta kërkesë: – Më sill një kalë! Sërish iku me vrap. Kjo kërkesë, atij qytetarit kors iu përsërit sa herë kaloi pranë varrezave. I shqetësuar tej mase, një ditë ai i qau hallin një mikut të tij kors, deputet në parlamentin francez.
– Jam në hall të madh, i tha ai mikut të tij deputet. Ka kohë që sa herë kaloj pranë varrit të Shefit, ai më flet dhe ma përsërit të njëjtën kërkesë. Ai, vazhdimisht më kërkon një kalë, i shpjegoi ai mikut deputet. Ai deputeti nuk i besoi mikut të tij të shqetësuar. Bëhet, nuk bëhet dhe vendosën që në mbrëmje, të shkojnë së bashku pranë varrit të Napolanët. Kur ra muzgu ata u drejtuan për tek varrezat. Sapo u afruan, Napolani foli sërish:
– Unë të kam kërkuar kalë e jo gomar, o i marrë, shfryu Napoleoni gjithë zemërim!
27 maj, 2020
Bernard Puget: Rencontre (takimi), skulpturë
G. Bytyçi: Rrugëtimi fatal-vaj në pëlhurë