• Today is: Sunday, November 24, 2024

Nijazi Muhamedi: Nga biblioteka ime

fakti
May27/ 2020

Studiuesi Nijazi Muhamedi njihet si një bibliofil i pasionuar. Në bibliotekën e tij personale mund të gjesh botime librash të rrallë nga më të veçantat. Tash së fundmi në profilin e tij në Facebook, ka shoqëruar me një shënim disa foto me libra të rrallë që ai fatbardhësisht i ka në bibliotekn e tij personale në Tetovë.

Ja shënimi i plotë i Nijazi Muhamedit.
Nga biblioteka ime:
Një ekzemplar unikal vetëm në bibliotekën time:”ANZAT E PARNASIT” e Gjergj Fishtës,botuar më 1907 në Sarajevë, me dorëshkrimin e albanologut Maksimilian Lamberc,përkthyes i veprës së Fishtës në gjermanisht.
Fotografia e Nijazi Muhamedi
Në anëshkrimet e shumta në secilën faqe,Lamberci ka shënuar gjermanisht me laps fjalët e përkthyera të vargjeve.
Ky ekzemplar me ra në dorë nga një tetovar i njohur me restorantin e tij në Vjenë, artdashës dhe sponzorues i madh i kulturës dhe artit.Këtë ekzemplar ia dhuron zotërisë së tij një zonjë e moshuar, e cila e gjen në bibliotekën e shtëpisë së vet.
Po si ka dalë ky libër nga biblioteka e Lambercit,kush e ka trashëguar atë bibliotekë dhe, a kanë dalë edhe libra të tjerë shqip nga kjo bibliotekë dhe ku kanë mbaruar ato,është një çështje që duhet marrë në gjurmë.”
Fotografia e Nijazi Muhamedi