• Today is: Sunday, November 24, 2024

Volkswagen Transporter feston 70-vjetorin

EA
April06/ 2020

Volkswageni gjatë shtatë dekadave të kaluara ka shitur mbi 13 milionë njësi të këtij automjeti multi-funksional.

Volkswagen Transporter është ndërruar gjatë gjashtë gjeneratave të deritashme, por më i njohuri është ai i viteve ’60.
Transporteri i parë është prodhuar në vitin 1949 në një punëtori të vogël, ndërkohë prodhimi serik që mbante shenjën e fabrikës Typ 2, nisi në mars të vitit 1950 në Wolfsburg.
Me heqjen e dy rreshtave të ulëseve prapa, krijohej hapësirë e mjaftueshme për ngarkesë.
Kërkesa e madhe për këtë model ka shtyrë Volkswagenin që të hapë një fabrikë të veçantë për prodhimin e “VW Typ 2”.
Pamja romantike e kombibusit gjatë viteve ’60 shtyri shumë të rinj të pasur ta blejnë atë.
Gjenerata e parë dhe e dytë e “Typ 2”, moti janë futur në mesin e klasikëve, ndërkohë pas 70 vjetëve dhe 13 milionë njësive të shitura, emri Transporter ende është në gamën e Volkswagenit.
Gjenerata e fundit në treg, është e gjashta, e nxjerr në treg më 2015. Më 2019, është “freskuar” në pamje me shenjën T6.1.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>