• Today is: Sunday, November 24, 2024

BIK: Shmangni vizitat, falja e Bajramit as në sheshe dhe as në xhami

fakti
May24/ 2020

Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë apel për shmangie të vizitave familjare në festën e Fiter Bajramit.

Myftiu, Naim Tërnava në ditën e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit që shënon mbylljen e një prej pesë obligimeve të myslimanit, ka thënë se kujdesi për shëndetin publik është urdhër nga Zoti dhe porosi nga i dërguari i tij.

Tërnava shtoj se ky Ramazan ishte më i veçantë nga të tjerët, pasi besimtarët u privuan nga ritualet fetare.

E njësoj do të jetë edhe në ditën e nesërme pasi falja e Bajramit nuk do të bëhet në xhami e as në sheshe siç u kërkua nga disa qytetarë.

Me 19 maj dhjetëra qytetarë falen namazin në sheshin Skënderbeu në shenjë pakënaqësie për mos hapjen e xhamive.

Të njëjtit iniciuan edhe peticion por që nuk u pranua nga BIK-u pas konsultimeve me ekspertë.