• Today is: Friday, April 19, 2024

NË MAQEDONI PËR HERË TË PARË KRYHET TRANSPLANTIM I ZEMRËS

fakti
May24/ 2020

Emilija Dineva është gruaja që nuk jeton më, por zemra dhe veshkët e saj  vazhdojnë të mbajnë gjallë tri jetë tjera

Shkup, 24 maj/ Gazeta FAKTI – Në orët e vonshme të ditës së premte, pas 6 orësh operacion, në Klinikën e Kardiokirurgjisë në Shkup u krye transplantimi i parë i zemrës në një pacient të gjallë, i moshës 54 vjeçare.
Emilija Dineva është gruaja që nuk jeton më, por zemra dhe veshkët e saj  vazhdojnë të mbajnë gjallë tri jetë tjera.

Emilija Dineva dhe familja e saj nga Dojrani i meritojnë të gjitha fjalët e mira dhe faleminderimet, për shkak se falë gjestit tepër human të tyre u shpëtua një jetë njeriu. Zemra e Emilisë së vdekur, bëri të jetojë një tjetër pacient, i moshës 54 vjeçare.

Në rrjetet sociale, kjo grua në foto mori epitetin ‘heroinë’, pasi që ajo edhe e vdekur arriti të shpëtojë tri jetë njeriu. Ajo ishte nënën e një vajze 23 vjeçare dhe djalit 18 vjeçar.

Pikëllimi në familjen Dinevi është i papërshkruar, sepse humbën bashkëshorten dhe nënën në një aksident trafiku, por vendimi i tyre i guximshëm shpëtoi një jetë tjetër njeriu.

” E gjithë kjo po na duket si ëndërr, ende spo mundemi të besojmë se kjo vërtetë ka ndodhur. Ngjarjet ndodhën njëra pas tjetrës për një kohë të shkurtër, por ngadalë po e marrim veten dhe po e mbledhim mendjen. Tash më është pas nesh pesimizmi se babai im Ivani do të fitojë një zemër, se do të vazhdojë të jetojë”, rrëfen për “Fokusin”, Vasil Ognjanovski, djali i Ivanit (54), i cili është pacienti i parë në Maqedoni, tek i cili u transplantua zemra e dhuruar nga një pacient i vdekur.

Vasili tregon se nga mediat u informua për gruan dhe familjen e saj që i kishin dhuruar babait të saj zemrën.  E ndjera Emilija me motoçikletë kishte pësuar një aksident fatal në komunkacion. Ai faleminderon nga zemra këtë familje bujare dhe ekipin e mjekëve që me sukses e kryen transplanmtimin e parë në historinë e mjekësisë në Maqedoni.
Иван Огњановски го доби срцето на Емилија: Благословено нека биде ...
Ivan Ognjenovski, pacienti i parë në Maqedoni, të cilit iu transpantua zemra e një gruaje që vdiq në aksident trafiku