• Today is: Friday, May 3, 2024

SHKRETËT…

fakti
May22/ 2020

(Dy fjalë për sot)

Pse të mos e vazhdojmë jetën e dikurshme: të gjithë në një sofër, të gjithë pranë njëri tjetrit! Bënim edhe dasma të mëdha, ahengje të mëdha! Tundeshin edhe shkëmbinjtë nga zëri i zurleve dhe daulleve…!

Nga Alush KAMBERI/ Tetovë

Se ç’mu kujtuan sot “Shkretët”! Çuditërisht, kam një simpati për këta njerëz , por, edhe një dhimbje të madhe! Ndoshta për këtë,më së tepërmi ka ndikuar, miku im i madh Branko Manajllovski…! Me siguri…
Po, kush janë “Shkretët”, do të pyes ndonjëri nga ju? Dikush e din, por, dikush, ndoshta jo! Janë shqiptarët ortodoksë të Rekës! Janë ata që shkelën Amanetin e Josif Bagerit dhe të të parëve të tyre, që të mos shkëputen nga rrënja dhe gjaku i stërgjyshërve të tyre shqiptarë! Por, ja që këta, e shkelën këtë Amanet! Dalëngadalë, familje pas famije, fis pas fisi, u larguan nga fshatrat e Rekës dhe “harruan” gjuhë dhe komb! Pse dhe si ndodhi kjo? Sepse, një numër shumë i madh prej tyre (dikush thotë 80 , e dikush 300mijë), do të deklarohen si maqedonas ose sërbë dhe do të kenë,, status”të privelegjuar, sepse, ata do të zmadhonin numrin e sllavomaqedonasëve, në interes të dominimit të tyre mbi shqiptarët! Atyre, si shpërblim, do t’u ofrohen pozita të larta dhe punësim për të gjithë! Kjo është njëra anë e medaljes! Ana tjetër është shumë e dhimbshme! Nga ana e Maqedonisëve etnik, ortodoksët shqiptarë, gjithmonë do t’i thërrasin “Shkreti”! Ky epitet është shumë ofendues për ta, madje, ç’është më e keqja, shumë vështirë do të pranojnë të kenë lidhje martesore me “Shkretët”! Dhe, këtu zbërthehet epiteti “Shkretët”! Nga pala maqedonase, ata nuk i pranojnë si,, sllavo-maqedonas”, kurse, një faj të madh mbanë edhe shqiptarët muslimanë që i kanë mbajtur në distancë të thellë…! Prandaj, vëllezërit e mi ortodoksë, me shumë arsye do të thonë : “Kemi mbetur si të shkretë!”
-Edhe ne e kemi fajin – më thotë miku im Dilaveri. I kemi larguar dhe mbajmë raporte të ftohta! Të gjithë e dimë se ata janë kushërinjët tanë, madje, edhe gjak në familje, po, sikur nuk na brengos kjo! Nuk dij si t’a spjegoj këtë punë? Nganjëherë, na vjen inat se pse na e kanë kthyer shpinën dhe ikin nga Kombi i tyre, kurse ata na bëjnë fajtorë neve që i kemi lënë si të shkretë! ”
-Po, tani? – i them unë.
-Tani unë them se duhet t’i afrohemi njëri tjetrit! Vëllezër jemi! Pse të mos e vazhdojmë jetën e dikurshme: të gjithë në një sofër, të gjithë pranë njëri tjetrit! Bënim edhe dasma të mëdha, ahengje të mëdha! Tundeshin edhe shkëmbinjtë nga zëri i zurleve dhe daulleve…! Ah, po si na ndodhën këto gjëra të liga!? Keq! Vëlla me vëlla, të shihesh me bisht syri!

Fotografi të fillimit të shekulit 20,  të Bajazid Elmaz Dodës, me shqiptarë ortodoksë nga Reka e Epërme:
Si u kthyen shqiptarët ortodoksë në maqedonas e tani po deklarohen ...

Bajazid Doda 05
Bajazid Doda 06
Bajazid Doda 12
Bajazid Doda 13

Bajazid Doda 14

Bajazid Elmaz Doda është lindur rreth vitit 1888, në fshatin malor Shtirovicë të Rekës së Epërme (Maqedoni), ku edhe ka kaluar fëmijërinë. Si shumë djem të Rekës, edhe ai mori rrugën e mërgimit dhe shkoi në Rumani për të punuar. Më 20 nëntor 1906, në Bukuresht, takon albanologun baron Franc Nopça (1877-1933), i cili tetëmbëdhjetëvjeçarin e pranon në punë si shërbëtor.
Bazazid Elmaz Doda është autori i dorëshkrimit “Albanisches Bauerleben im oberen Rekatal bei Dibra (Makedonien)” [Jeta e fshatarëve shqiptarë në Rekën e Epërme pranë Dibrës (Maqedoni)], të ruajtur në Bibliotekën Kombëtare të Austrisë.