• Today is: Sunday, May 5, 2024

Në mesin e qershorit hapen kufinjtë tokësorë të Maqedonisë

fakti
May22/ 2020

Shkup, 22 maj/ Gazeta FAKTI – Çerdhet e fëmijëve do të mund të fillojnë të punojnë javën e parë të qershorit.
Këtë e kumtoi  në një intervistë për TV 24, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Në pyetjen e gazetarit se kur pritet hapja e kufinjve, Filpçe paralajmëroi se kjo mund të të ndodhë kah mesi i muajit qershor.
Ndërkohë bëhet e ditur se Serbia prej nesër (e shtunë) do t’i hapë kufinjtë, pa kërkuar test për Kovid-19, kurse Tirana zyrtare ka paralajmëruar se hapja  e kufinjve tokësor të Shqipërisë do të bçëhet kah  fundi i këtij muaji.