“L’Humanité” ka botuar, të hënën e 29 tetorit 1928, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me arsyet e vërteta të konfliktit midis Ataturkut dhe Zogut
Nga Aurenc Bebja, Francë, (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)
Qemali kundra Zogut – arsyet e vërteta të konfliktit
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Angora, 28 Tetor (Agjensia Ballkanike).
Marrëdhëniet diplomatike janë prishur midis Turqisë dhe Shqipërisë. I ngarkuari turk për çështjet diplomatike u largua nga Tirana dhe përfaqësuesi shqiptar u largua nga Angora.
Mustafa Qemali tha teatralisht (veçanërisht në një intervistë dhënë z. Henri Beraud) se ai kurrë nuk do ta njohë Ahmet Zogun i cili, duke u shpallur mbret, kreu një krim.
Por në realitet, kemi të bëjmë këtu me një çështje interesi sesa parimi.
Dikur në Shqipëri të gjitha tokat shtetërore i përkisnin Sulltanit. Pas shpalljes së pavarësisë, Turqia ka kërkuar dhe ende kërkon një kompensim prej 18 milion frangash ari.
Ahmet Zogu, i shpallur “mbret”, do të vë dorën mbi këto prona si “trashëgimtar” i Sulltanit. Prandaj Mustafa Qemali është nervozuar.
Burimi: