• Today is: Monday, November 25, 2024

Udhëzimet e BE-së për rihapjen e fluturimeve

fakti
May22/ 2020

Me rënien e kurbës pandemike në Europë qeveritë e vendeve të ndryshme kanë filluar planet për rihapjen e vendit. Ndër këto masa përfshihet edhe transporti ajror. Pas marrjes së bagazheve, udhëtarëve do t’u thuhet që të largohen nga aeroporti sa më shpejt që të jetë e mundur. Takimet me dhe përshëndetje nuk do të lejohen.

Referuar udhëzimeve të BE-së Agjensia e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian (EASA) ka filluar planet për rihapjen e fluturimeve.

Udhëzimet e lëshuara për aeroportet dhe linjat ajrore gjithashtu përfshijnë: kufizime në bagazhet e duarve, rezervimin e një tualeti në bord për ekuipazhin e kabinës dhe asnjë shërbim ushqimesh në kabinë dhe as ‘duty free.’

Linjat ajrore dhe aeroportet ka të ngjarë të miratojnë shumë udhëzime, të cilat përfshijnë çdo fazë të procesit të udhëtimit ajror.

Mbërritja dhe check-in

Kushdo që shfaq simptoma pas prenotimit, ose ka qenë në kontakt me dikë që vuan nga Covid-19, nuk do të udhëtojë.Pasagjerët nuk do tëndahen me të dahurit e tyre në terminal. Ata që udhëtojnë pritet të marrin masa paraprake siç janë larja e duarve dhe përdorimi i maskave, me përjashtim të fëmijëve nën gjashtë vjeç dhe personat me një arsye mjekësore.

EASA gjithashtu rekomandon “përdorimin e pecetave”, siç është mbulimi i fytyrës kur teshtini. Ata që nuk respektojnë rregullat, mund të nxirren nga aeroporti dhe të pësojnë dënime të mëtejshme nga autoritetet lokale. Distanca fizike përcaktohet si 1.5 metër.

Mbërritja në bord

Avioni duhet të dezinfektohet plotësisht ndërmjet fluturimeve. EASA ka kërkuar nga linjat ajrore të instalojnë filtra më të mirë ajri për të pastruar ajrin në kabinë, por të gjithë, pasagjerët dhe ekuipazhi, pritet të veshin maska.

Arritja dhe bagazhet

Ekzaminimi termik mund të aplikohet në aeroportin e mbërritjes dhe linjat ajrore duhet t’u japin autoriteteve të shëndetit publik një “kartelë për gjetjen e pasagjerëve” nëse kërkohet për qëllime të gjurmimit të kontaktit.

Pas marrjes së bagazheve, udhëtarëve do t’u thuhet që të largohen nga aeroporti sa më shpejt që të jetë e mundur. Takimet me dhe përshëndetje nuk do të lejohen.

Skopje International Airport