• Today is: Sunday, November 24, 2024

Komisioni i Trashëgimisë vulos: Stadiumi “San Siro” tashmë mund të shembet

fakti
May22/ 2020

Stadiumi “San Siro” mund të shembet pa asnjë pengesë. “Nuk paraqet interes kulturor në bazë të artikujve 10, 12 dhe 13 të Kodit”, ka vendosur Komisioni Rajonal për Trashëgiminë Kultutore në Lombardi pas kërkesës së 13 nëntorit të vitit të shkuar të kryebashkiakut së Milanos, Bepe Salës, dhe nuk ka përse që të mbrohet nga enti kulturor.

Kështu i hapet rruga projekteve të prezantuara nga Interi dhe Milani për një impiant të ri në zonën e stadiumit aktual.

“San Siro” nuk ka pse të mbrohet sepse “sa i takon gjendjes aktuale, arkitektura e parë të viteve 1925-26 dhe më pas 1937-39 ka humbur pas ndërhyrjeve të mëvonshme për rritjen e tij.

Sidomos ato të viteve 1953-55 dhe 1989-1990, duke e shndërruar arkitekturën pjesë të në një transformim të vazhdueshëm”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.