Gjatë ditës së premte, në Komunën e Gjakovës, është gjetur pa shenja jete një grua e moshës 87-vjeçare. Sipas Policisë, pranë viktimës është gjendur edhe vajza e saj, e cila është me të meta mendore, dhe që dyshohet se është vrasëse potenciale e së ëmës.
Rastin për ‘Blic’ e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Nysret Gjurkaj, i cili ka bërë të ditur se viktima kishte pasur lëndime në dorë dhe kokë.