• Today is: Monday, November 25, 2024

Kovid-19, në Shkup dhe Tetovë rritje të të infektuarve

fakti
May21/ 2020

Autoritetet thonë se grupet e të infektuarve të rinj në Shkup janë locuar dhe se të gjithë janë nga familjet e njëjta. Janë infektuar në ngjarje dhe tubime familjare

Shkup, 21 maj/Gazeta FAKTI – Ditëve të fundit është shënuar një rritje e numrit të të infektuarve nga virusi korona. Nga gjithsej 40 të infektuarit e rinj me Kovid-19 në njëzet e katër orët e kaluara, 26 janë nga Shkupi, ndërsa 10 nga Tetova. Vetëm në pesë ditët e fundit, në këto dy qytete janë konfirmuar 96 raste, 72 në Shkup dhe 24 në Tetovë.
Nga Ministria e Shëndetësisë për MIA-n informojnë se në pajtim me të dhënat e ISHP, nga 26 të infektuarit e rinj në Shkup, nëntë janë nga komuna e Aerodromit, gjashtë nga Çairi, katër nga Saraji, nga dy janë në Qendër dhe Butel nga një në Kisella Vodë, Gazi Babë dhe Petrovec.
Autoritetet thonë se grupet e të infektuarve të rinj në Shkup janë locuar dhe se të gjithë janë nga familjet e njëjta. Janë infektuar në ngjarje dhe tubime familjare.
Tubimi i njerëzve në grupe dhe mosrespektimi i masave është arsyeja për rritjen e numrit të infektuarve me Kovid-19 edhe në Tetovë.
Specializanti i epidemiologjisë Naim Skenderi nga Qendra për Shëndet Publik – Tetovë, thotë se prej 10-të të infektuarve të rinj, shumica janë njerëz të cilët kanë qenë në kontakt me një person të infektuar por ka edhe grupe të rinj, që, sipas tij është rreziku më i madh për rritjen e umrave.
Numri më i madh i rasteve janë në komunat Tetovë dhe Bogovinë me fshatrat përreth.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në Shkup deri më tani janë konfirmuar 673 të prekur, prej të cilëve aktivë janë 169 ndërsa vdiqën 24 persona.
Në rajonin e Tetovës, nga ana tjetër deri më tani janë shënuar 161 të infektuar, aktivë janë 73 ndërsa 14 kanë vdekur.