• Today is: Friday, May 3, 2024

John Ratcliffe konfirmohet drejtor i inteligjencës kombëtare

fakti
May21/ 2020

 Senati i SHBA e mbështeti të enjten anëtarin republikan të Dhomës së Përfaqësuesve John Ratcliffe në postin e drejtorit të ri të inteligjencës kombëtare.

Senati e mbështeti kandidaturën e zotit Ratcliffe me 49 vota pro dhe 44 kundër, në një atmosferë kundërshtimesh të ashpra nga ana e demokratëve, raporton Zëri i Amerikës.

Emërimi i Ratcliffe në këtë pozitë konsiderohet si fitorte e Presidentit Donald Trump.

Kjo ishte hera e dytë që Presidenti Trump e emëronte ligjvënësin konservator për postin e lartë.

Dy javë më parë, gjatë dëshmisë në Senat, John Ratcliffe u premtoi në mënyrë të përsëritur ligjvënësve skeptikë se do të braktiste politikat partiake dhe do t’i ofrojë presidentit dhe hartuesve kryesorë të politikave “të vërtetën e palustruar”.

“Ajo çfarë dikush dëshiron të reflektohet në të dhënat e zbulimit nuk do të ndikojë në të dhënat që do të jap unë”, u tha republikani nga Teksasi kolegëve të tij, për mënyrën se si do të vepronte nëse konfirmohej në detyrën e drejtorit të zbulimit kombëtar.

“E vërteta nuk do të errësohet për askënd”, deklaroi ai. / Ilyria