• Today is: Friday, April 26, 2024

Presidenti Trump urgjentisht të ndërpresë mbështetjen për politikanët e korruptuar në Shqipëri dhe Kosovë

fakti
May20/ 2020

Thirrje drejtuar gjithë shqiptarëve të Amerikës, posaçërisht për mbështetësit dhe votuesit e Presidentit Donald Trump. Si votues amerikanë ti bëni një peticion Presidentit Trump që urgjentisht dhe hapur të ndërpresi mbështetjen për politikanët e korruptuar në Shqipëri dhe Kosovë. Asnjë marrëveshje e Tij qoftë personale, qoftë shtetërore me këta politikanë mafiozë, nuk mund të vihet mbi të Shenjtën Liri dhe Aleancën e sinqertë të shqiptarëve me kombin e Lirisë : SHBA.

Nga Bujar LLAPAJ

Shqiptarët janë populli më pro Amerikan në Europë dhe Amerikën e kanë parë jo vetëm si mbrojtëse të trojeve të tyre por edhe si model të Lirisë.
Të gjithë po e shikoni se si përditë e më tepër midis shqiptarëve po shtohen zërat kundër qëndrimit, apo mosqëndrimit, të disa zyrtarëve të DASh dhe ambasadave Amerikane në Shqipëri dhe Kosovë ndaj veprimeve anti-demokratike dhe anti-kushtetuese të udhëheqësve politikë.
Unë si shqiptar që dashurinë për Shqipërinë e kam të shenjtë, dhe që aleancën me Amerikën e quaj të shenjtë dhe jetike për fatet e kombit shqiptar, ju bëj thirrje juve që ti leni pas goditjet individuale qoftë për personat apo ambasadorët dhe si votues amerikanë ti bëni një peticion Presidentit Trump që urgjentisht dhe hapur të ndërpresi mbështetjen për politikanët e korruptuar në Shqipëri dhe Kosovë. Asnjë marrëveshje e Tij qoftë personale, qoftë shtetërore me këta politikanë mafiozë, nuk mund të vihet mbi të Shenjtën Liri dhe Aleancën e sinqertë të shqiptarëve me kombin e Lirisë : SHBA.
Justifikimet apo etiketimet e zyrtarëve Amerikanë si “Soroistë” etj ngjajnë si me atë shprehjen që uji nga burimi del i pastër por turbullohet rrugës, apo si justifikimet e Ramës që akoma pas 7 vjetësh kryeministër vazhdon të thotë “fajin e ka Saliu”.
Në këto momente kombi shqiptar ka nevojë për ndihmën dhe patriotizmin tuaj dhe të kujtdo që vërtetë ja do të mirën kombit.

Me respekt!