• Today is: Friday, April 26, 2024

Në Meksikë bie breshër në formë koronavirusi

fakti
May20/ 2020

Breshër në formë koronavirusi kanë rënë në Meksikë, duke shtuar zërat midis banorëve se fenomeni mund të jetë një shenjë nga Zoti.

Kalimtarët e tmerruar në komunën e Montemorelos, në shtetin meksikan të Veriut, Nuevo Leon, ndanë imazhe të copave të akullit me kunja në mediat sociale.

Njëri pretendoi se Zoti mund të kishte dërguar motin ‘për të na kujtuar të qëndrojmë të vendosur’ ndërsa të tjerët komentuan se ishte ‘mesazh i fshehur nga Krijuesi ynë’.

Koronavirusi Covid-19 është në formë sferike me thumba të mëdha, dhe duken pothuajse identike me breshrin që ra mbi qytetin meksikan.

Meteorolog dhe konsulent i Organizatës Botërore të Meteorologjisë (WMO), Jose Miguel Vinas, tha kokrrat e breshrit ishin në të vërtetë mjaft normale.

Brenda një stuhie, një top breshri do të fillojë si një formë e vogël sferike dhe do të grumbullojë shtresa akulli në krye,” tha ai.