• Today is: Monday, November 25, 2024

Si u shpërfytyrua lagjia e shqiptarëve katolikë të Shkupi?!

fakti
May20/ 2020

“Dy “pushtuesit” e Shkupit, Shilegov dhe Zaev, mezi presin të vijnë tash ndryshe në Shkup pas nisjes së “normalizimit” që duan ta kuptojnë si “normalizim pushtimi”, si e kanë kuptuar edhe “karantinimin” si “gjendje rrethimi” të shqiptarëve, dhe ndaj kanë “punuar” ngeshëm, njëri duke mbjellë livadhe e duke mbjellë hithëra “me qytetarë të ndërgjegjshëm” para Shtëpisë të së Lumes Nënë Tereza, ka shkruar Nijazi Muhamedi

 

Studiuesi Nijazi Muhamedi ka postuar disa fotografi të Shkupit të dikurshëm, para ndryshimit të dhunshëm të hartës etnike në këtë qytet.

“Qendra e Shkupit, lagja e pasur e shqiptarëve katolikë në vitet 1920-1939,që është konfiskuar dhe shkatërruar nga koha e Kralit Aleksandar Karagjorgjeviqi I, nga tërmeti 1963 dhe gjer tek SHILEGOVI që e bëri livadh shkretnimi,ku është ndodhur edhe shtëpia e së Lumes Nënë Tereza, dokumentat trashëgimore të pronësisë të së cilës i ka një stërmbesë e saj që jeton tek arbëreshët në Itali”, ka shkruar Muhamedi.

Ditë më parë, Nijazi Muhamedi ka trajtuar më gjerësisht temën e njejtë, duke marrë si shkas denigrimin që iu bë fugurës dhe veprsë së Nënës Terezë, nga ana e autoriteteve të Shkupit.

“Dy “pushtuesit” e Shkupit, Shilegov dhe Zaev, mezi presin të vijnë tash ndryshe në Shkup pas nisjes së “normalizimit” që duan ta kuptojnë si “normalizim pushtimi”, si e kanë kuptuar edhe “karantinimin” si “gjendje rrethimi” të shqiptarëve, dhe ndaj kanë “punuar” ngeshëm, njëri duke mbjellë livadhe e duke mbjellë hithëra “me qytetarë të ndërgjegjshëm” para Shtëpisë të së Lumes Nënë Tereza, një parabolë dredhie të marrë nga Itar Pejo për të maskuar” dredhinë se këta “të ndërgjegjshmit e këtij nuk janë si ” qytetarët e “ndërgjegjshëm” të VMRO që kërkonin “dhoma gazi për shqiptarët”, dhe ky tjetri i Strumicës që “në gjendje rrethimi nga coronavirusi” , si Vuçiq që fshin shqiptarët në Preshevë e Medvegjë nga dokumentat e gjendjes civile, ky fshiu në sikron me të shqipen nga tabelat dygjuhëshe nga Strumica e” ajvarit zemëruar” gjer në tabelën e Poliklinikës “Nënë Tereza” në Shkup, se shqipes ai i jep “të drejtë përdorimi vetëm për shitje gjizë në pazare, dhe gjithëkund ku do përdoret me të drejtën legjitime që ishte e shkruar në akull në Kushtetutë para pandemisë, do vërë gjobën e poshtërimit dhe të nënshtrimit me 3 mijë euro..!
” Poezia është gati, – thotë Kadareja më një varg të tij, – po a do hyjë populli në të? “. Dhe këta duan të thonë “Pushtimi është gati, dhe na kujtojnë me gabim të vdektë fare nëse kujtojnë se do vënë lakun e poshtërimit e të gjunjëzimit në qafën tonë..!”, ka shkruar Muhamedi dhe ka shtuar: “Kjo punë e Shtëpisë së Nënë Terezës nuk është vetëm fshehje e figurës së saj, po është një goditje e madhe ndaj integritetit të trashëgimisë kulturo-historike të shqiptarëve si komb dhe ndaj integritetit të identitetit shqiptar, si pjesë konstitutive e pandashme e të cilit është edhe trashëgimia kulturo-historike. Ajo është vazhdimi i punës së projektit të Rankoviqit për zhbërjen e shqiptarëve në Shkup pas Tërmetit 1963, dhe rrumbullakësim i Shkupit 2014 të Gruevskit, që është kopje pikë për pikë e projektit të Kral Petrit dhe Aleksandër Karagjorgjeviqit, vetëm me alternim të figurave në nëpër përmendoret.
Kjo duhet të kushtrimojë gjithë shqiptarët, por Zaev e di se kur janë para zgjedhjeve shqiptarët, mund t’u marrësh gjithëçka, jo më vetëm Shkupin.”

Fotografia e Nijazi Muhamedi