• Today is: Monday, November 25, 2024

Përfshihet nga flakët një shtëpi pranë Bankës Qëndrore në Shkup

fakti
May19/ 2020

Prapa godinës së Bankës Qëndrore në Shkup është përfshirë nga flakët një shtëpi e vjetër rreth orës 17:00. Ka qenë Ministria e Punëve të Brendshme ajo që ka dhënë njoftimin duke thënë se fatmirësisht nuk ka viktima apo të dëmtuar si pasojë e flakëve. Bëhet me dije se kjo ka ardhur për shkak të një defekti në instalimet elektrike.

 “Rreth orës 17.00 në MPB është lajmëruar se në shtëpi në afërsi të Bankës Popullore është shkaktuar zjarr, me siguri nga instalimi i parregullt elektrik. Ekipet e zjarrfikësve në terren e ka lokalizuar zjarrin. Deri në këtë moment nuk ka persona të lajmëruar si të lénduar nga zjarri”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe zjarrëfikësit.