Një viç me dy koka ka lindur në një fermë të Shteteve të Bashkuara, duke i lënë me gojë hapur të gjithë. Fermerët shprehen se nuk kishin parë diçka të tillë prej shumë dekadash.
“Të gjithë fshatarët që ishin prezent, përfshirë edhe veterinerin, nuk kishin parë diçka të tillë më herët.
Unë kam hapur fermë që nga viti 1996, kështu që janë 24 vjet, dhe kurrë nuk kam parë ndonjë gjë të tillë më parë”, tha pronari i fermës.
Viçi kishte dy koka dhe dy kolona kurrizore plotësisht të ndara që ishin bashkuar në legen, dhe në një bisht të vetëm.