• Today is: Wednesday, April 24, 2024

Nga 1 qershori, hyjrja në Serbi pa detyrimin për test për Kovid-19

fakti
May19/ 2020

Kur bëhet fjalë për qytetarët serbë, kryeministrja  Ana Bërnabiq  tha që ata mund të hyjnë dhe të largohen nga Serbia sa herë që dëshirojnë

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq  deklaroi të martën se do të përpiqet ta liberalizojë hyrjen në Serbi sa më shumë që të jetë e mundur, duke theksuar se përveç mbrojtjes së shëndetit të njeriut, qëllimi është të arrihet rimëkëmbja dhe rritja ekonomike sa më shpejtë të jetë e mundur.
Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, ajo përsëriti se më 1 qershor, regjimi i liberalizuar do të hyjë në fuqi në vendkalimet kufitare me katër vende të rajonit (Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut), pa detyrim të qytetarëve të këtyre vendeve të kenë test negativ për Kovid-19, gjatë kalimit të kufirit me Serbinë.
“Për qytetarët e këtyre vendeve, nuk ka nevojë për këto teste, ato do të hyjnë në Serbi, si dhe para paraqitjes së Kovid-19”, tha kryeministrja serbe.
Kur bëhet fjalë për qytetarët serbë, ajo tha që ata mund të hyjnë dhe të largohen nga Serbia sa herë që dëshirojnë. Ajo njoftoi se Shtabi i krizës do të shqyrtojë sot çështjen e hapjes së mundshme të vendkalimeve administrative mes Serbisë dhe Kosovës. / Gazeta FAKTI