• Today is: Friday, April 19, 2024

MAQEDONI, PAKOJA E TRETË E MASAVE EKONOMIKE PESHON 355 MILION EURO

fakti
May19/ 2020

Kyesisht bëhet fjalë për dy grupe të mbështetjes financiare, të cilët janë të përfshirë me këto masa. I pari  saktë përfshin grupe të shënjestruara të qytetarëve , kategoritë më në nevojë, qytetarët me paga të ulëta, personat e papunë, rinjtë dhe studentët. Një grup tjetër  janë mjekët dhe stafi mjekësor 

Shkup, 19 maj/ Gazeta FAKTI – Qytetarët të cilët do të mund të aplikojnë për paketën e tretë të masave të Qeverisë në ballafaqimin me krizën e cila ndodhi për shkak të Kovid-19 nuk është e patjetërsueshme të kenë llogari të re transaksioni të krijuar special për kartelën me mjete, do të lidhet për emrin dhe mbiemrin, ndërsa paratë do t’i shfrytëzojnë edhe ata të cilëve u është bllokuar llogaria.
Kështu deklaroi ministrja e Financave, Nina Angellovskatë, ministre e Financave, në emsionin  Top tema në Tv Telma, transmeton agjensia shtetërore e lajmeve MIA. Sipas saj qëllimi i Qeverisë është çdo bankë të mundë ta japë kartelën për realizimin e kësaj mase. Ajo duke e sqaruar pakon e tretë të masave ekonomike tha se qëllimi është në mënyrën më të thjeshtë të implementohet kjo zgjidhje, qëllimi kryesor i së cilës është
nxitja e konsumit privat të produkteve dhe shërbimeve të vendit, por në kuptimin final edhe nxitja e pagesës pa para të gatshme dhe lufta kundër ekonomisë gri. Bëhet fjalë për paketë prej 355 milionë euro ndërsa Angellovska tha se pjesa e tretë e masave është e shënjestruar për t’i ndihmuar qytetarët dhe ekonominë, ndërsa njëherësh paraqet edhe zgjidhje sistematike për tejkalimin e disa problemeve sistematike si ekonomia gri.
“Nëse shihet numri i kartelave pagesore që është lëshuar në vend dhe sa përdoren mund të konstatohet se nuk përdoren mjaftueshëm kartelat pagesore. Si ndodh ekonomia gri? – me pagesën me para të gatshme. Çdo vend synon të digjitalizohet, po shkon drejt shoqërisë cashless” (keshles) dhe shoqërisë pa para të gatshme dhe ky është ai vizion i shfaqur në këtë paketë.
Kur këta 300.000 qytetarë do të fitojnë kartelë pagesore, mjetet do të dedikohen drejt sektorëve të goditur. Kur ata të fillojnë të paguajnë pa para të gatshme për shifra të caktuara të veprimtarive, teknologjia na mundëson edhe identifikimin e mjeteve që të përfundojnë mjetet aty ku duhet edhe tek njeriu i duhur edhe tek sektori i duhur edhe tek industria dhe kompania e duhur”, theksoi Angellovska.
Ajo sqaroi se kryesisht bëhet fjalë për dy grupe të mbështetjes financiare, të cilët janë të përfshirë me këto masa. I pari  saktë përfshin grupe të shënjestruara të qytetarëve të cilët do të marrin mbështetje financiare.
“Ata fillimisht janë kategoritë më në nevojë, qytetarët me paga të ulëta të cilët janë të goditur nga kriza, personat e papunë të cilët kërkojnë punë, ata janë qytetarët të cilët janë të punësuar por kanë pagë minimale, do të marrin vauçerë për turizëm, këtu janë të rinjtë dhe studentët, të cilët jo vetëm se do të marrin kartelë pagesore dhe drejtpërdrejtë do ta stimulojnë konsumin privat
por këtu mund ta vëreni edhe vizionin e Qeverisë ndaj digjitalizimit me TI, pasi ofrohen bashkëfinancime të trajnimeve për të rinj. Një grup tjetër gjithsesi janë mjekët dhe stafi mjekësor, t’u falënderohemi me shpërblim të caktuar, do të thotë në këtë grup janë edhe punonjësit. Kur ju të injektoni mjete në këto grupe për ta stimuluar konsumin privat, ato mjete në mënyrë indirekte do ta mbushin ekonominë, do të derdhen në ekonomi edhe atë në afat të shkurtër, pasi këto mjete do të duhet të shfrytëzohen në afat të caktuar”, sqaroi Angellovska.
Ajo shtoi se këto kartela dhe ky konsum privat do të fokusohet në vend, në produktet vendore, në shërbimet vendore. Për fat, shtoi ajo, teknologjia na jep mundësi të implementohet ajo që të kufizohet se ku do të mund të përdoret kjo kartelë dhe në çfarë periudhe kohore.