• Today is: Monday, November 25, 2024

Kur shqiptarët shembin trashëgiminë e kulturën kombëtare

fakti
May19/ 2020

Kur një oligark në Prishtinë kërkoi të shembej Teatri Kombëtar i Kososovës dhe mbi rrënojat e tij të ndërtohej një ndërtesë shumëkatëshe, brenda të cilit do të ishte edhe Teatri Kombëtar, shqiptarët e Kosovës e refuzuan propozimin e oligarkut. Në Shqipëri ndodhi e kundërta

Nga Gani MEHMETAJ

Kur zyrtarët serbë të Prishtinës me 1957 urdhëruan shembjen e Kishës së Shna’ Ndout në qendër të kryeqytetit, punëtorë shqiptar nuk pranuan ta bënin këtë shëmti. Dolën punëtorët serbë dhe të etnive të tjera që e shemben kishën e Stakajve. Në Shqipëri ndodhi e kundërta, shqiptarët i shembën të gjitha kishat katolike, ose i shndërruan në depo e shtëpi kooperativistësh për argëtim të vulgut. Nuk pati rezistencë ndaj këtij vandalizmi komunistësh pro serb. Kur një oligark në Prishtinë kërkoi të shembej Teatri Kombëtar i Kososovës dhe mbi rrënojat e tij të ndërtohej një ndërtesë shumëkatëshe, brenda të cilit do të ishte edhe Teatri Kombëtar, shqiptarët e Kosovës e refuzuan propozimin e oligarkut. Në Shqipëri ndodhi e kundërta: klika qeverisëse e pranoi diktatin e oligarkëve, sot në mëngjes u shemb Teatrin Kombëtar para artistëve që përloteshin, të pafuqishëm t’u kundërviheshin policeve. Opinioni nga transmetimet televizive, shihte tmerr dhe nuk u besonte syve. Tirana po shpërfytyrohet në mënyrë të frikshme. Ç’ lloj shqiptarësh janë këta?