• Today is: Thursday, April 25, 2024

Maqedoni, dy fëmijë janë shëruar nga sindromi Kawasaki

fakti
May18/ 2020

Shkup, 18 maj/ Gazeta FAKTI – Sëmundja misterioze që po i sulmon fëmijët e që  ndërlidhet me Kovid-19, është regjistruar edhe në Maqedoni. Sipas dr. Aspazija Sofijanova, udhëheqëse e repartit të kujdesit intensiv në Klinikën e sëmundjeve të fëmijëve në Shkup, bëhet fjalë për sindromin Kawasaki.

Ajo ka sqaruar se dy fëmijë, njëri i moshës pesëçvjeçare, e tjetri tetë vjeçare, kanë pasur skuqje të lëkurës dhe kjo, sipas saj, ka ardhur si rezultat e kontakteve të fëmijëve me ndonjë person që ka pasur virus pozitiv të koronës.
Menjëherë pas dijagnostifikimit, fëmijët janë hospitalizuar në Klinikën e fëmijëve dhe tash më janë plotësisht të shëruar dhe janë lëshuar në shtëpi.