• Today is: Thursday, May 2, 2024

Tirana nga dje pa Teatër/ KUR RRËNOHET TEATRI

fakti
May18/ 2020

(Artistët mbeten pa atdhe)

Kujt i shëben ky lëndim, kjo fyerje, ky poshtërim, kjo përbuzje që iu bë artit, teatrit, artistëve, publikut artdashës, qytetarit të vendit? Ata nuk bën asnjë krim, asnjë veprim antiligjor. Ata kërkuan gjënë më legjitime. Deshën të mbronin Teatrin nga shembja, (jo prej termetit) prej pushtetit.

Nga Gani BYTYÇI/ Zyrih

-Teatri është atdheu i artistëve, tha dikush.
-Por sot, që ma nuk kemi teatër, çfarë mund të themi, pyeti një tjetër.
-Do të themi se atdheu është kthyer në teatër, në dramë të vërtetë, ku luhet një akt tragjik, përgjigjet i treti.
-Nëse do te shkaterrosh nje komb, atij dëmtoji besimin, arsimin dhe kulturën, më tha një mik.

Homazh teatrit dhe artistëve

Dje e përkujtova një mik artist. Ishte homazhi që i bëja një artisti të baletit. Dhe kjo domosdoshmërisht lidhej me teatrin. Pastaj gjithë dita ishte një dramë e vërtetë, që u zhvillua rreth artit, rreth artistëve, rreth teatrit.
Ndaj sot, poashtu po i bëj homazh (jo një artisti por mijëra artistëve), po i bëj homazh një Teatri, që u shemb nga kryeneqsia e pushtetit, nga tirania e tij. Aty pamë edhe dhunë e brutalitet ndaj artistëve e artdashësve, ndaj qytetarëve dhe të gjithë atyre që e kundërshtuan këtë veprim të Qeverisë. Ishte diçka e trishtë të shihje artistë tek lotojnë e protestojnë për shtëpinë e tyre, atë shtëpi ku ata ishin rritur e u ishin pjekur si artistë e si profesionistë. Me këtë akt u rrënua gjithë kujtesa e tyre, gjithë trashegëmia teatrale e Kryeqytetit!
Z. Rama, sot e kishte hymbur ndjenjën e artistit. Ai këtë herë veproi si pushtetar i egër e brutal ndaj një institucioni artistik dhe ndaj gjithë komunitetit të artistëve. Ai, kështu veproi edhe mbi emocionet artistike të qytetarëve të të gjithë Kryeqytetit. Cfarë e shtyri atë në këtë veprim? Cfarë e detyroi atë që të bëhet rrënues, shembës, përmbyses i Teatrit, përmbysës i gati një shekulli të jetës së teatrit? Pse u bë shembës i gjithë kujtesës së komunitetit të artistëve teatror, shembës i ndjenjës së të gjithë qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë shqiptarëve të Shqipërisë dhe të atyre jashtë saj? A thua pse e humbi Edi përmasën kohore dhe emocionale të artit? Si i iku atij ndjena artistike? Si iu errësuan sytë dhe e shembi një shtëpi artistësh, atdheun e artistëve? A thua harroi se artistët teatrin e kanë shtëpi të komunimikit me artdashësit, se shtëpinë e artit ata e kanë shpirtitn e tyre? Atë nuk ka mundur tua rrënojë asnjë pushtet. Kurrë. Rrrënimi i godinës së Teatrit Kombëtar ishte veprim shumëfish i dëmshëm dhe me pasoja të pariparueshme. Atëherë, pse u bë kjo goditje kaq brutale, kaq e egër mbi teatrin? Mbi artistët, mbi kulturën dhe mbi gjithë trashëgiminë? Pse gjithë ky rrënim kaq i pamëshirshëm? Kujt i shërben ky acarim i gjendjes? Ky acarim e armiqsim i artistëve, i qytetarëve, i popullit me uniformat blu, të cilët i bartin bijt e bijat e atdheut tonë? Kujt i shërben kjo dhunë e pashembullt për motive të tilla dhe në rrethana të tilla. Kujt i shëben ky lëndim, kjo fyerje, ky poshtërim, kjo përbuzje që iu bë artit, teatrit, artistëve, publikut artdashës, qytetarit të vendit? Ata nuk bën asnjë krim, asnjë veprim antiligjor. Ata kërkuan gjënë më legjitime. Deshën të mbronin Teatrin nga shembja, (jo prej termetit) prej pushtetit. Ata deshën të mbrojnë shtëpinë e artistëve dhe kujtesën e jetës dhe veprës së tyre. Pse ju e bëtë këtë! Cili ishte interesi kaq i madh i këtij veprimi, i cili u vu kundër interesit të institucionit, të komunitetit të artistëve, të qytetarëve artdashës, të gjithë qytetarëve të Tiranës, të Shqipërisë dhe të të gjithë shqiptarëve. A e dini se me këtë veprim ju, e përmbyset (varroset) punën, djersën, talentin, rritën, suksesin, përjetimin e një shekulli jete artistike (teatrore) të Kryeqytetit. Ky akt i krimit kulturor shkatrrimtar, i dha një mesazh tepër të hidhur e të dhembshëm gjithë komunitetit të artistëve të Shqipërisë!

 

18 maj, 2020

Fotografia e Gani Bytyçi

Fotografia e Gani Bytyçi

Fotografia e Gani Bytyçi