Kryeministrja e Norvegjisë dhe disa nga ministrat e kabinetit regjistruan një kërcim për të festuar Ditën Kombëtare të Norvegjisë, (17 maj), duke ndjekur rregullat e distancimin social.
Ministrat u filmuan duke kërcyer dhe duke mbajtur distancën e duhur gna njëri-tjetri.
Videoja do të transmetohet gjatë festimeve të Ditës Kombëtare të vendit.
Sipas traditës, fëmijët e shkollave bëjnë parada shumëngjyrëshe në të gjithë vendin. Por këtë herë janë anuluar për shkak të coronavirusit.
Në Norvegji janë ndaluar grumbullimet për të paktën deri në mes të qershorit./ Euronews.al