• Today is: Monday, November 25, 2024

Jusuf Buxhovi vjen me romanin e ri M O N A

fakti
May16/ 2020

Ditëve të fundit opusit të pasur krijues të shkrimtarit dhe historianit, Jusuf Buxhovit, iu shtua edhe romani më i ri- MONA. Proza mbetet në kuadër të orbitrit tematik nga romanët e fundit “Dosja B” dhe “Dushkaja”.

 

Romani MONA fokuson dramën e një Koloneli, ish ushtarak i armatës jugosllave, që mbahet i mbyllur për vite të tëra i rrethuar nga forcat ndërkombëtare diku në një ambient të izoluar të Rekës së Keqe nga dyshimi se ato që flet në një gjendje thuajse të çrregullt mendore, të shumtën kërcënime bashkëluftëtarëve të dikurshëm nga lufta e fundit, kthehen në vrasje. Pra, bëhet fjalë për një konstrukt thuajse absurd për të cilin Mona, një gazetare hulumtuese, alarmon opinionin ndërkombëtar. Me këtë rast, një gazetë e njohur amerikane, kritike ndaj partneritetit të faktorit ndërkombëtar në Kosovës me struktura të caktura kriminale, të cilat me anën e tyre etablohen në politike, nis një hulumtim rreth mbylljes (izolimit të paligjshëm të Kolonelit të sëmurë) dhe vdekjes së tij, që dyshohet se ishte vrasje me paramendim. Nxjerrja e kësaj të vërtete trishtuese kalon nëpër dy vija paralele: atë të hulumtimit të gazetarit amerikan me rastin, duke kaluar nëpër ngjarjet gjatë dhe pasluftës kur edhe do të ndodhin vrasej dhe krime të ndryshe të shumtën me motive poltike të pasqaruara, dhe të Monës, që shpallet e çmendur, ku paraqiten situatat e një trilleri politik të pasluftës, ku Koloneli, në njërën anë kremtohet si idealist dhe në tjetrën si vrasës dhe tradhtarë. Rrëfimi ka pikënisje kohën prej gjashtë orësh të bartjes thuajse zvarrë të kufomës së Kolonelit nëpër Dushkajë, ku edhe në mënyrë tejet makabre poshtnohet nga militantët e organizuar, për t’u gjuajtur në një gropë ku mrizojnë bagëtia. Ndonëse këto dy linja mbesin të hapura, ato megjithatë sjellin përfytyrimin trishtues të një vrasjeje të paralajmëruar me motive politike dhe të nënçmimit publik që i bëhet jashtë të çdo dinjiteti njerëzor, prej nga gazetarit amerikan sikur i tumiret dyshimi i Monës së shpallur të çmendur, se Dushkaja po kthehet në një laborator për eksperimentimin e një virusi të ri nga ideologjia dhe religjioni, për nevojat e rendit të ri botëror, prej nga ka burimin edhe klithma e saj absurde para atyre që ajo i merr për vrasës: Oh, Amerikë!/ Gazeta FAKTI