• Today is: Monday, November 25, 2024

Sllovenia, vendi i parë Evropian që i jep fund gjendjes së emergjencës

fakti
May16/ 2020

Sllovenia, bëhet vendi i parë evropian i cila ka deklaruar përfundimin e pandemisë së COVID-19. Ditën e premte, vendi deklaroi hapjen e kufijve edhe pse ende në vend ka numër më të lartë të të infektuarish.

Vendi malor prej dy milion njerëzish,  i cili kufizohet me Italinë, ka raportuar deri tani 1.500 raste të infektuarish me COVID-19 dhe 103 viktima. Me shkallë e ulët të infeksioneve të reja, qeveria urdhëroi të hapen kufij për të gjithë qytetarët e BE-së, ndërsa qytetarët jo të BE-së do të duhet të qëndrojnë në karantinë.

“Dekreti për heqjen e pandemisë COVID-19 na jep një sinjal të qartë se masat dhe hapat në lidhje me masat e marra nga të gjithë ne janë të shkëlqyera. Suksesi është i përbashkët, ne kemi qenë në gjendje ta bëjmë atë së bashku, ashtu siç përsërisim çdo ditë kur shohim njëri-tjetrin në këto konferenca për shtyp “, shprehet Jelko Kacin, zëdhënës i qeverisë.

Shkollat po përgatiten të rihapen , me të gjitha kushtet e nevojshme sanitare. Mbledhjet publike mbeten të ndaluara ndërsa rregullat e distancimit shoqëror dhe mbajtja  e maskave mbeten të detyrueshme në hapësira publike. Në fillim të kësaj jave, qeveria tha se disa qendra tregtare dhe hotele do të lejohen të rihapen javën e ardhshme po ashtu do të rifillojnë edhe kampionati i futbollit.

Ndërkohë që edhe në Rumani Restorant kafenetë po përgatiten për tu rihapur. “Dua të jem shumë I qartë në lidhje me një gjë. Nëse situata përkeqësohet dhe të dhënat tregojnë një numër të lartë infeksionesh e cila mund të çojë në një mbipopullim të spitaleve, unë nuk do të hezitoj të shpallë gjendjen e emergjencës sërish”, ka deklaruar presidenti, Klasu Iohannis.

Në belgjikë shkollat kanë rihapur dyert për nxënësit, nën masa të rrepta sigurie, në hyrje të të cilave nxënësve u kërkohet të dezinfektojnë duart dhe vendet ku ata janë të ulur respektojnë distancën sociale. Ndërkohë që në Portugali sezoni turistik ka filluar, qytetarët janë drejtuar bregdetit, për të shijuar rrezet e diellit dhe ujin  e detit, duke respektuar distancën e shoqërore edhe në det.